Qeveria zbret në teren për të ndihmuar bujqit apo për ti manipuluar për qëllime politike? Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev tha se së shpejti fillon realizimi në praktik i projektit '365 ditë zyrë mobile për bujqit'. Për realizimin e këtij projekti qeveria ka siguruar 8 furgona special të shndërruar në zyra mobile, të pajisur me pajisje kompjuterike dhe materiale të nevojshme për bujqit. Furgonat bashkë me nëpunësit e ministrisë së bujqësisë do të jenë në teren nga ora 08:30 deri në ora 16:30, dhe do të vizitojnë të gjitha vendbanimet ku ka bujq për të ofruar ndihmën apo për të zgjidhur disa nga problemet e tyre në vend-ngjarje.Në çdo zyre mobile do të punojnë nga 2-3 nëpunës të ministrisë së bujqësisë, ndërkohë që në bazë të specifikave të vendbanimit do të inkuadrohen edhe persona të punësuar në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dh zhvillimit rural, Agjencioni për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë
"Qeveria ka vendosur të filloj me realizimin e projektit '365 ditë zyrë mobile për bujqit'.Ky projekt parasheh vizitë direkte në teren dhe komunikim me bujqit në mjediset e tyre. Tetë furgona special, të pajisur si zyrë mobile do ti vizitojnë të gjitha vendet e banuara ku ka bujq. Në vend që në zyrë, të punësuarit e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave drejtpërsëdrejti në teren, do tu ofrojnë ndihmë bujqve", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Kjo sipas Gjorgjiev nënkupton kursim të kohës dhe resurseve të bujqve si dhe zvogëlim të harxhimeve por edhe vënie e kontaktit apo raportit mes bujqve dhe përfaqësuesve të ministrisë së bujqësisë.
"Në këto zyra qytetarët e interesuar dhe bujqit do të mund të informohen dhe ti kryejnë obligimet e tyre të ndërlidhura me: projektet dhe programet për mbështetjen e bujqësisë, parashtrimin e kërkesave për mbështetje financiare, për ndarjen e tokës bujqësore, të informohen për punën e institucioneve tjera nga fusha e bujqësisë, të parashtrojnë dokumente deri tek Ministria e bujqësisë, të marrin këshilla dhe kuptohet të zgjidhi ndonjë problem të caktuar me të cilin ballafaqohen", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Me këtë projekt thekson më tej Gjorgjiev qeveria u mundëson qasje më të madhe nëpunësve deri tek qytetarët, e lehtëson procesin e komunikimit të qytetarëve me institucioneve duke ju kursyer kohë dhe të holla. Gyltene Rexhallari
Comments