MASH, akuza për falsifikim të vendimit

  • 9 years ago
Arsimtari Aliriza Hakii nga fshati Gllogjë, ankohet se Ministria e Arsimit i ka bërë padrejtësi. Fjala është për konkursin për arsimtarë të cilët duhet të ligjërojnë gjuhën shqipe në Gjermani për nxënësit shqiptarë nga Maqedonia, i cili zgjatë nga 1 shtatori i vitit 2011 deri më 31 gusht të vitit 2015.
Hakii ankohet ndaj ministrisë për shkak se kur është ftuar ta nënshkruaj vendimin, nëpunësja e ministrisë i ka thënë se dikush të njëjtin ia ka marrë nga tavolina dhe se pas dy javësh duhet sërish ta nënshkruajë vendimin në fjalë. Dhe, gjithçka fillon pas këtij skandali ngase kur shkon pas dy javësh, siç thotë arsimtari Aliriza Hakii, vendimi i njëjtë ka pasur dy nënshkrime. Njëri, gjithmonë sipas Hakiit, ka qenë i ministrit të Arsimit, kurse tjetri ka qenë i dyshimtë. Sipas dyshimeve të arsimtarit, nënshkrimi i dytë ka qenë i ndonjë personi i cili ka dashur ta bëjë falsifikimin e dokumentit.
"Unë konkurrova në ministrinë e arsimit për arsimtar për në Gjermani për në Hamburg sepse arsimtarit të mëparshëm I kishte kaluar kontrata dhe në bazë të konkursit u paraqita, pasi vet ministri Pançe Kralev I kishte shikuar dokumentet kishte pa që dokumentacioni im ishte më I favorshëm më shkruan se I plotësoj të gjitha kërkesat e posaçme dhe më pranoi. Pas dy muajsh më erdhi një shkresë që jam pranuar dhe shkova në ministri ta nënshkruaj kontratën, por kur shkova atje nëpunësja Sanja Jançeva më tha se vendimin për ta nënshkruar e kishte lan mbi tavolinë por dikush ia kishte marrë. Pas dy jave shkova e nënshkrova por si duket dikush ka dashur të manipulojë me atë vendim sepse shihet qartë se edhe nënshkrimin e ministrit kanë dashur ta fotokopjojnë", deklaroi Aliriza Hakii, arsimtar.
Pikërisht loja me nënshkrimet, Hakii dyshon se ka qenë shkas që më pas Ambasada e Gjermanisë të mos i japë vizë me të cilën do t'i lejohej puna e përkohshme në këtë shtet.
"Ma caktuan shumën dhe shkova në ambasadë, pas dy muajsh më erdhi përgjigj`ja se fatkeqësisht është negative shkaku se nuk I plotësoni kushtet", deklaroi Aliriza Hakii, arsimtar.
Por nga Ministria e Arsimit i hedhin poshtë këto pretendime të arsimtarit.
"Unë dëgjova për profesorin në fjalë Aliriza Akii se ka pengesa në drejtim të shkuarjes së tij në Gjermani, por dua ta njoftojë opinionin dhe profesorin se nuk ka ë bëjë fare me pengesa nga ana e Ministrisë së Arsimit, se vet ministri i ka dhënë vendim për ta ushtruar detyrën e tij si arsimtar dhe për ti mësuar nxënësit tonë që punojnë në diasporë, gjithashtu edhe kontrata që parasheh që brenda gjashtë muajve pasi ta merr vendimin, Aliriza Aki duhej të nxjerr vizë pune të shkoj në Gjermani, mirëpo ambasada gjermane nuk i ka dhënë vizë pune ende edhe për atë ai nuk ka mundur ta realizojë të drejtën e tij në bazë të vendimit që ka marrë nga MASH-i. Tash kanë mbet viktime nxënësit tanë dhe për atë unë kisha lut edhe vet punëtorin ta kupton situatën në Ministrinë tonë se ne nuk kemi ingerenca për të intervenuar apo reaguar në politikën e jashtme të ambasadës së ...

Recommended