Mjeti eksplorues "Curiosity" ateroi në planetin Mars, njoftoi NASA. "Curiosity" pas një rënie dramatike në atmosferën marsiane, ka dërguar tashmë pamjet e para nga sipërfaqja e Marsit. Anija do t'i nënshtrohet një varg kontrollesh para se të mund të nis misionin e saj mbi sipërfaqen e planetit të kuq. Në momentin kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës në formën e organizmave mikroskopikë. Administratori i NASA-s, Çarlls Boulldën, shpjegoi në një konferencë për media qëllimin e misionit të "Curiosity". "Sot, tani, rrotat e "Curiosity" kanë nisur të gjurmojnë për gjurmët njerëzore në Mars. 'Curiosity', mjeti më i sofistikuar eksplorues që është ndërtuar ndonjëherë, tani gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq ku do të synojë t'u përgjigjet pyetjeve dhjetëra vjeçare, se a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars, apo nëse do të mund të zhvillohej jeta në planet në të ardhmen", tha ai. Arritja u bë pas një udhëtimi më se tetë mujorë përgjatë më shumë se 560 milionë kilometrash në Hapësirë. Presidenti amerikan, Barak Obama, çmoi mbërritjen e "Curiosity"-s, në Mars duke e quajtur atë një hap historik dhe një shkathtësi të paprecedent të teknologjisë. Alsat-M