Nuk ka asnjë reagim nga drejtoria e spitalit gjinekologjik në Çair një ditë pas akuzave të lëshuara në adresë të tyre nga ish-ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani se neglizhenca e tyre ka bërë që ky institucion të vazhdoj të mbajë emrin e tij të vjetër 'Çair' dhe jo 'Nënë Tereza'. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor Menduh Jegeni sot për të dytën ditë me radhë ishte i pakapshëm për televizionin ALSAT-M. Gjithashtu edhe në telefonin zyrtar të këtij spitali nuk përgjigjet askush. Rikujtojmë se materniteti i Çairit, i cili që para dy vjetësh u emërtua 'Nënë Tereza', ende mban emrin e vjetër. Në dokumentet që lëshohen nga ky maternitet, vulat mbajnë emrin 'Materniteti i Çairit', madje vetëm në maqedonisht. Ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani thekson se pati marrë pëlqimin e Qeverisë, por që faji qëndron tek administrata e spitalit. Nga ministria e Shëndetësisë dje u arsyetuan se ka pasur probleme tekniko-juridike që burojnë nga Ligji i ri për mbrojtje shëndetësore. Valmir Kuçi
Comments