Në ditën kur duhej të shpalleshin emrat e ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në sistemet e kaluara, Komisionin për lustrim e vizitoi një delegacion i ambasadës së SHBA në Shkup. Nëse vizita është koincidencë ose jo për mos shpalljen e emrave të spiunëve mbetet të shihet meqë përkundër paralajmërimeve Komisioni ende nuk ka publikuar emrat e tyre. Kreu i institucionit Tome Axhiev mohon të jetë diskutuar me delegacionin amerikan për emrat konkret por vetëm siç pohon rrjedhën e procesit dhe se vizita është paralajmëruar para disa ditësh.
"Për asgjë nuk u interesuan konkretisht , vetëm pyeten se si rrjedh procesi dhe i sqaruam me ligj si është procedura , pranuan dhe na porositën të vazhdojmë më tej pasi procesi është i nevojshëm", tha Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për lustrim.
Axhiev madje ka pohuar se emrat pritet të shpallen për një kohë të shkurtër brenda ditës dhe se në pyetje janë problemet teknike. Sipas tij me shpalljen e emrave nuk cenohet prezumimi pafajësisë ndërsa sa i përket emrave të viktimave ata do të shpallen me vet dëshirën e personave në fjalë në të kundërtën do të mbulohen.
"Shpresojmë se sot do të shpallen emrat, për një kohë të shkurtër...Prezumimi i pafajësisë nuk ekziston në këtë proces pasi krimi është në akuzë ndërsa këtu nuk kemi akuzë. Prezumimi i pafajësisë është kur dikë e shpallin të fajshëm për vepër të caktuar, kjo nuk është diç e tillë", deklaroi Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për lustrim.
Por ndryshe nga Axhiev, anëtari i Komisionit Çedomir Damjanovski edhe më tej mbetet në qëndrimin se shpallja e emrave në veb faqe është antikushtetuese.
"Që në fillim kam theksuar se nuk duhet të shpallen emrat dhe dosjet derisa nuk përfundon procedura gjyqësore për ato lëndë. Deklaratat se është ligj i ri, ligj tjetër nuk mbajnë pasi procesi është i njëjtë. Ligjin mund ta ndryshojnë nesër dhe të fillohet gjithçka nga e para. Unë jam kundër shpalljes së emrave dhe dosjeve, ligji, kushtetuta e mbron prezumimin e pafajësisë", u shpreh Çedomir Damjanovski, anëtar i Komisionit.
Për 11 emrat që përmenden si ish bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gjykata administrative më herët kishte anuluar vendimin e komisionit duke marr parasysh vetëm vendimin e gjykatës kushtetuese prandaj Komisioni për lustrim edhe njëher verifikon vendimin e mëparshëm. Gjyltene Rexhjallari
Comments