Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Rrathë të çuditshëm janë shfaqur përsëri në fushat e grurit në Uashingtonin lindor. Fermerët kësaj here thonë se nuk kanë frikë nga ky fenomen. Madje ata u gëzohen atyre! Sindi Gejb pronare e tokës ku u paraqitën rrathët thotë se nuk mund të bëj asgjë tjetër, pos të qeshet sepse ata si pronar kënaqen nga teoritë se fjala është për jashtëtokësorë, meqë këto fenomene njëherit i bëjnë ata të veçantë pasi pikërisht toka e tyre është zgjedhur".
"Do të përpiqemi të zbulojmë se si dikush ia ka dalë të bëjë këto rrathë. Është vështirë të ecësh e të mos thyesh ndonjë kalli gruri gjatë rrugës. Por, prapë është vështirë të besohet se pas kësaj qëndrojnë jashtëtokësore. Madje, është bizare se pse duhet të mendojmë për këtë", deklaroi Cindy Geib, pronare e tokës ku u paraqitën rrathët.
Ndërkohë bashkëshorti i Sindit, Greg Gejb thotë se në arat e tyre të mbjella me grurë, nga ajri shihen format që ngjajnë me veshët e Miki Mausit dhe kjo është për tu habitur.
"Rrathët mbulojnë një sipërfaqe prej pothuajse 40 arësh, ndërsa gruri i prerë ka shkuar dëm! Ne nuk kemi sigurim për situatat me jashtëtokësorët", u shpreh Greg Geib, pronar i tokës ku u paraqitën rrathët.
Fenomenet me rrathët e tillë nëpër fusha shfaqen me dekada të tëra nëpër botë dhe ky fenomen tani më është i pranishëm në realitetin tonë, por vazhdon të jetë tërësisht i pashpjegueshëm. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended