Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subjektet politike shqiptare me vlerësime të ndryshme sa i përket pjesëmarrjes në manifestimet e 2 gushtit. Kur janë në pushtet marrin pjesë, derisa kur janë në opozitë injorojnë këto manifestime. Gjatë shënimeve të djeshme pjesëmarrës ishin vetëm funksionarë të e partisë politike shqiptare në pushtet, BDI-së derisa PDSH-ja e Thaçit dhe RDK-ja e Osmanit injoruan këto manifestime, pasi siç shprehen se janë për pjesëmarrje dinjitoze dhe jo për dekorë. Për këtë subjekt është e papranueshme pjesëmarrja në një eveniment ku shqiptarët nuk identifikohen me kurrfarë simboli.
"Përfaqësuesit e BDI-së qoftë në opozitë, qoftë në pozitë kanë marrë pjesë në manifestimet e shënimit të 2 gushtit dhe besoj që do të vazhdohet edhe në këtë mënyrë për arsye se Ilindeni na takon dhe neve për arsye të kontributit që kemi dhënë. Vetë manifesti i 2 gushtit Ilindenit qartazi dëshmon nevojën për pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe kontributin e shqiptarëve në betejën e përbashkët për liri dhe barabarësi të të gjitha komuniteteve në Maqedoni dhe besoj se Ilindeni u takon po aq shqiptarëve sa edhe maqedonasve dhe kjo duhet ët jetë pasqyra e cila duhet të përqafohet edhe sot nga politik bërësit në Maqedoni", deklaroi Artan Grubi, BDI.
"RDK-ja është për pjesëmarrje dinjitoze të përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe jo për pjesëmarrjen e tyre në cilësinë e dekorit apo kukullave siç po ndodhë aktualisht me përfaqësuesit politik të BDI-së...Sa u përket festimeve të fundit unë mund të them se në vazhdimësi kemi pa se këto janë festime me tendencë mono-etnike dhe fakti se në këto festime nuk ka as edhe një shkronjë të vetme shqipe tregon se funksionimi i sotshëm i shtetit dhe kushtetuta e Maqedonisë në të cilën shqiptarët kanë status të barabartë me pakicat kombëtare si turqit, vllehët, omët ndërsa maqedonasit janë popull, këto janë dëshmi se Maqedonia e sotshme është shumë larg promovimit të parimeve të barazisë të shprehura në Republikën e Krushëves", tha Artan Dika, RDK.
Ndërkohë historiani Vebi Xhemaili, duke sqaruar rolin dhe rendësinë e shqiptarëve në kryengritje e Ilindenit mohon pjesëmarrjen e shqiptarëve në kryengritjen e Ilindenti, meqë sipas tijë shqiptarët asokohe kanë qenë të angazhuar për bashkimin e vilajeteve shqiptare.
"Krerët e lëvizjes kombëtare në krye me Ibrahim Temon, Dervish Hima, Irfan Bejori, Hamdi Bejori, Kristo Dako, familja e Parashqevi Qirizait, të gjithë e injoruan këtë kryengritje pasi e dinin se kjo kryengritje ishte kryekëput kundër interesave kombëtare shqiptare dhe e dyta, në këtë kohë Manastiri ishte qendra e nacionalizmit shqiptarë i cili luftonte për bashkimin e katër vilajeteve dhe të gjithë shqiptarëve në një shtet të përbashkët, prandaj shqiptarët në këtë kohë ishin zotë në tokat e tyre dhe është e paarsyeshme të thuhet se shqiptarët donin ta prishnn shpijën e vete dhe ët luftojnë dhe të ndërtojnë ndonjë shtëpi tjetër të tjerëve", u shpreh Vebi Xhemaili, historian.
Ndryshe dje Maqedonia shënoi 109 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit dhe m...

Category

📺
TV
Comments

Recommended