Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Gjakderdhje në kryeqytetin e Sirisë. Sipas opozitës në dy operacione të qeverisë siriane në Damask janë vrarë të paktën 70 njerëz. Ata thonë se ushtarët kanë shkuar nga shtëpia më shtëpi në kërkim të kryengritësve dhe pastaj i kanë vrarë. Forcat e regjimit arrestuan dhe i vendosën qindra të rinj, në një shkollë ku edhe i torturuan", informon Qendra për të Drejtat e Njeriut me seli në Britaninë e Madhe. Pas operacionit janë zbuluar trupat e 43 personave të masakruar. Televizioni shtetëror sirian tha se dhjetëra terroristë ose janë dorëzuar ose janë vrarë në operacion. Njëkohësisht, kryengritësit sirian sulmuan aeroportin ushtarak në Menag, 30 km në veriperëndim të Alepos, prej ku fluturojnë helikopterë dhe aeroplanë dhe sulmojnë qytetin. Aeroporti ushtarak këtë mëngjes u granatua nga një tank, i sekuestruar nga kryengritësit në operacionet e tyre të mëparshme. Derisa në Siri luftohet informacionet nga Perëndimi njoftojnë se Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar një rekomandim sekret, me të cilën CIA-s dhe agjencive të tjera të zbulimit u lejohet të mbështesin kryengritësit që përpiqen ta përmbysin regjimin e Presidentit Bashar al-Asad. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA miratoi ndihma prej 25 milionë dollarëve për kryengritësit sirian, të cilat do të jenë të dedikuara për furnizimin me teknologji komunikimi dhe pajisje të tjera ushtarake jo vdekjeprurëse. Ndërsa votimi për projekt-rezolutën mbi Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shtyrë për nesër. Delegacionet e vendeve anëtare kanë marrë një tekst të ri të rezolutës, që ka pësuar ndryshime substanciale. Në versionin e ri është refuzuar thirrja për shtetet anëtare të Organizatës për të vendosur sanksione të njëanshme kundër Damaskut. Është hequr edhe paragrafi ku kërkohet dorëheqja e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, si një kusht i domosdoshëm për një tranzicion paqësor të pushtetit. Tekstin e reviduar të rezolutës, që e paraqiti Arabia Saudite, përmban planin e të dërguarit të posaçëm Kofi Anan për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe i fton të gjitha palët e përfshira për të ndaluar dhunën, duke krijuar kushte për një tranzicion demokratik në vend. Nga Damasku kërkohet ti tërheqin forcat ushtarake nga zonat e banuara dhe ta ndërpret përdorimin i tyre për qëllime luftarake. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended