Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndodh shpesh herë që peshkatarët të mos zgjedhin metoda për kapjen e peshkut, por në disa raste shmangja e mjeteve tradicionale të peshkimit, mundë të jetë fatale për vetë peshkatarët. Në videon e publikuar nga Live Leak shihet qartë se si dy shtetas rusë tentojnë të peshkojnë me granatë dore, por gjërat nuk u shkojnë siç duhet për dore. Granata shpërthen në momentin që prek ujin duke përplasur në varkë dy burrat e pakujdesshëm.
Peshkatarët çuditërisht kësaj radhe kishin fat pasi i shpëtuan vdekjes. Nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka pësuar as mjeti lundrues. Granatat dhe dinamiti përdoren shpesh për peshkim edhe pse janë shumë të dëmshme për ambientin. Lënda plasëse shpërthen në thellësi të ujit e më pas peshkatari mbledh peshqit që dalin të ngordhur në sipërfaqe të ujit. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended