Kryebashkiaku Lulzim Basha tregoi sot se nuk do t'ia dijë për kritikat ndaj institucionit dhe vartësve të tij. Një ditë pas akuzave të rënda të Amnesty International, për dhunim fizik dhe shkelje të së drejtës për të jetuar ndaj komunitetit rom, numri një i bashkisë së kryeqytetit u shfaq sot në publik krah personit që akuzohej direkt për ushtrimin e kësaj dhune, kreut të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha
Comments