Në një plazh të bukur me rërë në jug të Tajlandës, vullnetarë nga ushtria janë përfshirë në projekt mjedisor. Ata lëshuan në det 1 mijë ekzemplarë të vegjël breshkash, të llojit Sokolov, të cilat rrezikohen nga zhdukja. Bëhet fjalë për një aksion të forcave detare të Tajlandës, i filluar që në vitin 1992. Pjesa më madhe e breshkave ishin 3 muajsh, por kishte edhe të tilla deri në 15 vjeçare. Aktiviteti njerëzor në det në këtë pjesë të Azisë, turizmi, transporti detar dhe peshkimi janë arsyeja kryesore për zhdukjen e këtyre breshkave."Numri i breshkave të detit në ujërat rreth Tajlandës, por edhe në botë, është në rënie të vazhdueshme. Femrat zakonisht lëshojnë vezët e tyre në plazhe ku nuk ka shumë njerëz, por rritja e vazhdueshme e turizmit kërcënon ta ndalë këtë proces", tha Kiti Vongrak, - Ushtria e Tajlandës. Ushtria tajlandeze ka një qendër të veçantë për shumimin e breshkave dhe ruajtjen e tyre deri në një moshë të caktuar para se të lëshohen në det. Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 1992, deri tani në det lëshohen çdo vit disa mijëra breshka të tilla. Ivan Bllazhevski
Comments