Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Çështja e emrit vazhdon të mbetet pengesa e vetme që pamundëson hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE dhe NATO. Kështu u shprehën nga shumica parlamentare gjatë debatit rreth raportit që Qeveria hartoi për Komisionin Europian lidhur me realizimin e aktiviteteve të kërkuara sipas Udhërrëfyesit në kuadër të Dialogun paraqasës.
"Të gjithë e dini dhe jeni të vetëdijshëm se mos fillimi i negociatave për anëtarësim nuk është mungesë e kapacitetit të shtetit tonë, institucioneve apo vullnetit politik por është rezultat i mungesës së konsensusit për të kundërshtuar një vend anëtar të Bashkimit Evropian", deklaroi Antonio Milloshoski VMRO-DPMNE.
"Përparim të caktuar në këtë proces shoh edhe në vizitën e sekretarit gjeneral të KB-së Ban KI Mun dhe të ndërmjetësit për çështjen e emrit zotit Nimic, në lidhje me tejkalimin e dallimeve të cilat i kemi me fqinjin tonë jugorë kur bëhet fjalë për emrin kushtetues të RM-së. Kjo gjithsesi mbetet pengesë e mëtejshme dhe nuk na lejon që edhe përkrah këtij progresi të merret datë për fillimin e negociatave", tha Hajrulla Misini, BDI.
Megjithatë për opozitën, çështja e emrit vazhdon të mbetet alibi e të gjitha dështimeve të qeverisë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Nga këtu dolën edhe përplasjet politike mes shumicës parlamentare dhe partive të bllokut opozitar.
"Raporti për përparimin e RM-së po humb vërtet kuptimin, për shkak se u shndërrua në dekor i një politike që nuk ka lidhje me realitetin në RM. Na vjen keq që akoma nuk kemi fillim të negociatave dhe gjithmonë themi se Komisioni Evropian nuk duhet t'i dënojë qytetarët e RM-së, për shkak të politikës jo të aftë të qeverisë së VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Qytetarët janë viktimizuar dhe meritojnë fillimin e negociatave", theksoi Jani Makraduli, LSDM.
Nga ana tjetër, deputeti i PDSH-së Ziadin Sela përmendi çështjen e regjistrimit, që sipas tij pa regjistrim nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta.
"Nuk mund të ketë zgjedhje pa regjistrim të popullatës...a do të keni ndërmend të bëni regjistrim të popullatës apo jo. Të dhënat e Bankës Botërore janë që prej 2001 e deri në 2010 nga Maqedonia janë shpërngulur 500 mijë banorë dhe këtë duhet ta vërtetojë ose ta mohoj regjistrimi i popullsisë. Dhe në rast se ne nuk bëjmë regjistrim popullsie, nuk e di se çfarë zgjedhje do të kemi. Këto reforma të cilat paralajmërohen këtu mendoj se nuk janë të mjaftueshme, ne duhet të ulemi dhe të sjellim reforma të mirëfillta zgjedhore", deklaroi Ziadin Sela, PDSH.
Ndërkohë për Qeverinë, dialogu paraqasës vazhdon të mbetet një arritje e madhe, megjithëse çështja e emrit mban peng integrimet.
"Ky proces për ne është shumë i rëndësishme, dhe një shans që të mund të përparojmë dhe të fitojmë më lehtë negociatat. Dhe në fund të fundit, procesi i afrimit me BE-në, është proces i shumë kritereve, për të cilat të gjithë ne jemi të vetëdijshëm, për shkak se në mënyrë intensive të gjithë bashkëpunojmë në realizimin e këtyre kritereve", deklaroi Teuta Arifi, zv/ kryemini...

Category

📺
TV
Comments

Recommended