Mjaft më kineze, moldave, tajvaneze e kështu me radhë. Njerëzit duan diçka të re. Ky është komenti që japin në të shumtën e rasteve biznesmenët e pasur, lidhur me shërbimin e masazhimit. Kjo çështje ishte në qendër të një studimi gazetaresk. Për të përjetuar diçka më ndryshe biznesmenët më inventiv në Moskë kanë preferuar një formë të re, e cila u ka ngritur adrenalinën. Ata kanë pushuar nga puna masazhieret dhe në vend të tyre kanë angazhuar gjarpërinj! Krahas prekjes së ftohtë nga e cila u rrëqethet lëkura, gjarpërinjtë me lëvizjet e tyre ua relaksojnë mirë muskujt, thonë punonjësit përgjegjëse për trajtimin me gjarpërinj.
"Teknika është shumë relaksuese. Gjatë masazhit gjarpërinjtë dhe klientët ndajnë ngrohtësinë e trupit. Ndjenja nuk është e zakontë, por më e rëndësishëm është fakti se gjarpërinjtë kanë një energji shumë të fuqishme qe bartet tek klienti. Pas trajtimit, njerëzit janë krejtësisht të rigjallëruar", tha Olga Lutovinova.
Një trajtim i tillë, është përdorur për herë të parë si terapi mjekësore nga mjeku izraelit Ara Barak. Sipas teorisë së tij, gjarpërinjtë e vegjël ndihmojnë në rritjen e qarkullimit ndërsa gjarpërinjtë e mëdhenj përdoren për kurim të muskujve dhe nyjeve. Petar Bllazhevski
Comments