Papunësia, varfëria, mjerimi dhe harresa janë ulur këmbëkryq në familjen e Përparim Selitës në Allias të Tiranës.
Familja Selita, e cila është e përbërë nga tetë anëtarë, jeton në Tiranë prej pesë vjetësh. Ato erdhën nga fshatrat e thella të Matit për një jetë më të mirë, po shumë shpejt ranë pre e skamjes dhe luftës për mbijetesë që të ofron metropoli shqiptar.
Burimi i vetëm financiar për familjen, është pensioni prej 24 mijë lekësh të vjetra i 70-vjeçares Hajrie, gjyshes së familjeve.
Të gjithë anëtarët e familjes janë të papunë: ata pavarësisht mundimeve të shumta nuk kanë mundur të gjejnë një mundësi punësimi.
Comments