Rezet e dëmshme të diellit ultraviolet me indeks 9, ishin arsyeja që sot, sipas sinoptikanëve, të digjnin lëkurën. Vala e të nxehtit nga faza e verdhë, përkatësisht alerte, e ka përfshirë gjithë vendin. Sipas sinoptikanes, Lençe Rizova temperaturat, pas mesditës shkuan deri në 41 gradë në qytetet e pjesës jugore të vendit.
"Nesër në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot me diell kurse pasdite në veriperëndim të vendit do të lëshohet një masa e lagësht ajrore e cila do të krijojë kushte për zhvillimin e vranësirave jo stabile me reshje lokale shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët veriperëndimore dhe verilindore të vendit. Ndërkaq, temperaturat do të jenë të larta sidomos në viset jugore të vendit", tha Lençe Rizova, sinoptikane kujdestare.
Freskim dhe ulje temperaturash për disa gradë, sipas Rizovës, qytetarët mund ta presin vetëm pas të mërkurës, por nga fundjava e ardhshme ato do të rikthehen në të njëjtin nivel sikundër deri tani.
"Edhe gjatë ditëve të ardhshme, prej të martës deri të enjten pasdite moti do të jetë më vranësira me reshje lokale shiu dhe bubullima, sidomos në viset perëndimore dhe jugore. Temperaturat do të jenë në rënie. Të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të jenë prej 25 deri 35 gradë", u shpreh Lençe Rizova, sinoptikane kujdestare.
Nga ministria e shëndetësisë, mbrojnë rekomandimet për popullatën, që të evitojnë ekspozimin direkt në rezet e diellit veçanërisht nga ora 11 deri në 16, të konsumojnë më shumë lëngje dhe ushqim të lehtë. Për shkak të infeksioneve të shumta, rekomandohet mbajtja e higjienës, me larjen e duarve, sidomos gjatë përgatitjes së ushqim it. Të sëmurët kronikë duhet të marrin rregullisht terapitë. Verica Pavlloska
Comments