Uji i pijshëm në fshatin Radovec, rruga Radovec-Zherovjan, shkolla e filluar në fshatin Çellopek dhe shtrati i lumit në fshatin Miletinë janë disa nga projektet që Komuna e Brvenicës përgjatë 3 viteve të drejtuara nga Enver Pajaziti nuk ka arritur t'i realizojë ende. Në bilancin e punës së kësaj komune, vërehen edhe disa projekte të realizuar siç është kanalizimi në fshatin Çellopek, fusha sporti në disa vendbanime, rruga e fshatit Miletinë si dhe sinjalizimin vertikal në 11 vendbanime. Kreu i Komunës së Brvenicës shprehet për Alsat se nga premtimet e dhëna para zgjedhjeve, ka mbetur pa u realizuar vetëm shkolla fillore në fshatin Çellopek. 11 vendbanimet e kësaj Komune, kanë përfituar nga të paktën një investim.
"Normal dihet se platforma si platformë asnjëherë nuk mund të realizohet krejt, sepse është ajo që premton pushteti lokal dhe pjesa që varet nga pushteti qendror. Nga projektet kapitale që janë premtuar në fillim të mandatit filluam me gurthemelin e kanalizimit në fshatin Çellopek të Epërm, dhe jemi në fazën përfundimtare. Gati se kemi prekur çdo fshat, në Miletinë ishte projekti i premtuar prej vitesh me radhë, një fushë sporti për të rinjtë e në fillim të mandatit këtë premtim e realizova, rrugën që çon prej hyrjes së fshatit Gurgurnicë deri në mes të fshatit, është rruga e Ballkanit në Vollkovij është fusha e sportit që ua premtova qytetarëve dhe jemi duke e realizuar nga buxheti jonë. Në Çellopek të Ri ishte një premtim i kahershëm, 20 vite me radhë u premtua shkolla e fshatit në fshatin Çellopek, dhe mund të them se nga premtimet që kam pasur i vetmi është ky premtim që ka dështuar tash për tash", deklaroi Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Bërvenicës.
Për banorët e fshatit Radovec, komuna nuk ka qenë shumë aktive. Ata shprehen se edhe sot e kësaj dite kanë problem me ujin e pijshëm rrugën dhe pastërtinë e fshatit.
"Shiheni bërllogun, higjiena e dobët shumë, uji i pijes nuk bën aspak, ujin e marrim prej toke, nuk bën aspak. Kryesore e kemi ujin, uji i pijes s'është i mirë".
"Fshati jonë për krejt ka nevojë, për rrugën për ujin për krejt".
"Aspak nuk jemi të kënaqur nga komuna. Rrugën Radovec-Zherovjan krejt gropa e kemi".
Falënderues për punën e Komunës në fshatin e tyre janë shprehur banorët e Çellopekut, të cilëve gjatë këtij mandati iu rregullua kanalizimi dhe ujësjellësi. Ata tani kërkojnë edhe sanimin e rrugës e cila është në një gjendje të mjerueshme.
"Po kryetari i Komunës ka punuar tepër si me kanalizimin fekal, rrugët janë duke u bë me bekatonka, shenjat i ka vendosur nëpër rrugë".
"Duket se mirë është momentalisht duken punët edhe shkollën nëse e përfundon nuk do ketë më mirë".
"Mirë ka punua mirë, po aq ka mjete shumë mirë ka punua deri tash me aq sa ka mundur".
"Kemi nevoja plot, kanalizimin, rrugën, rrugën në fakt e ka bë se do gaboja, e ka bë edhe atë mirë e ka bë".
"Po mirë mirë është ka punuar mirë".
Komuna e Brvenicës ngërthen në vete 11 vendbanime dhe mbi 15 000 banorë nga të cilët 70 % janë shqiptarë dhe 2...
Comments