Nuk shuhet partia e Boshkovskit

  • 9 years ago
Partia 'Të bashkuar për Maqedoninë' (TBM) , sot nën udhëheqjen e nënkryetares së partisë Jagoda Mitreska ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm gjatë të cilit u debatua për aktivitet e mëtejme të partisë së Boshkovskit. Ndryshe nga kjo parti akuzojnë VMRO-DMNE-në për atak, tentim që të shuajnë partinë të Bashkuar për Maqedoninë. Megjithatë mitreskës kjo nuk ishte asgjë tjetër veçse një tentim i dështuar i cili ka përforcuar edhe më tepër partin e Boshkovskit ngase ka ndihmuar që të pastroj rrudhëte saj dhe ti plotësoj me njerëz më lojal. Të Bashkuar për Maqedoninë bashkë me partnerët e koalicionit paralajmëruan pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale.
"Kjo parti sipas statutit vazhdon të funksionoj me trupat e saj pa marrë parasysh se një grup minor u largua nga kjo parti politike. Do të thotë na bënë mirë, na ndihmuan që ta pastrojmë partinë dhe të vendosim njerëz më kualitativ dhe lojal ndaj partisë 'Të bashkuar për Maqedoninë', të cilët në mënyrë aktive vazhdojnë me punë, që në zgjedhjet e ardhshme lokale të tregojmë rezultate bashkë me partnerët tanë të koalicionit 'Për një Maqedoni më demokratike', tha Jagoda Mitreska, nënkryetare e TBM. Alsat-M

Recommended