Qeveria, 144 milionë euro për familjet e rrezikuara sociale

  • 9 years ago
Qeveria përmes ndihmave financiare do ti ndihmojë familjet e rrezikuara sociale që kanë fëmijë në shkollimin e mesën. Të gjitha familjet që janë përfitues të ndihmës sociale dhe kanë nxënës në shkollat e mesme do të marrin në muaj nga një mirë denarë, të cilat do ti marrin në çdo tre muaj. Për këtë qëllim Qeveria ka ndarë 144 milionë euro nga arka e shtetit.
"Kusht për marrjen e kompensimit është që nxënësi rregullisht ta ndjek mësimin në shkollën e mesme. Kompensimi, i njohur si transfer i kushtëzuar në të holla paguhet në çdo tre muaj në vlerën prej 3.000 denarë për një nxënës gjatë tërë vitit kalendarik. Familjet, me marrjen e këtij kompensimi, e mbajnë të drejtën për shfrytëzimit të ndihmës sociale", deklaroi Aleksandër Gjeorgiev, Zëdhënës i Qeverisë.
Vitin e kaluar këtë ndihmë e kanë marrë mbi 8 mijë familje ndërsa këtë vit pritet që këto mjete ti përdorin rreth 12 mijë familje. Sipas Gjeorgievit, rritja e numrit të atyre që marrin ndihmë sociale dhe që e përdorin kompensimin për nxënësit, nuk nënkupton se rritet edhe varfëria
"Shkalla e varfërisë është një problem strukturor që u krijua në vitet e 90-ta dhe është rezultat i privatizimit të bërë. Kjo nuk do të thotë se po rritet shkalla e varfërisë, kjo do të thotë që po krijohen më shumë mundësi për përfshirjen e personave të kategorive të ndjeshme sociale", tha Aleksandër Gjeorgiev, Zëdhënës i Qeverisë.
Zyrtarisht, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2011 vetëm 30.4 për qind e popullatës ishin të varfër. Në vitin 2010 në varfëri kanë jetuar madje 30.9 për qind. Sipas statistikave gjysma e qytetarëve të varfër janë të papunë, kryesisht çifte më të rinj se 40 vjet dhe çifte bashkëshortore me fëmijë. Se në vend varfëria po thellohet konfirmoi edhe raporti i fundit i Bankës Botërore. Verica Pavlloska

Recommended