Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryeministri Nikolla Gruevski në 1 vjetorin e llogaridhënies të kabinetit të tij pranon se për disa projekte të paraqitura në programin para zgjedhor është ndryshuar afati i fillimit të realizimit të tyre. Këtu sipas tij përfshihen kryesisht projektet energjetike siç janë Hidrocentralet Çebren dhe Galishte, Lugina e Vardarit dhe disa të tjera. Ai madje shton se Qeveria edhe përkundër ndryshimit të afatit këto projekte i konsideron si prioritare në punën e saj.
"Është e vërtetë se disa afate janë ndryshuar, por nëse me vëmendje i analizoni deklaratat e mia para zgjedhjeve dhe gjatë tyre do të hetoni se në shumë raste kam thënë dhe do të them tani se është e mundur të ketë ndryshime të afateve por projektet do të fillojnë dhe do të përfundojë ndërtimi i tyre për dallim nga disa qeveri dhe parti politike të tjera të cilat nuk i kanë mbajtur premtimet", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ndërsa Ministri i Financave Zoran Stavreski theksoi se Qeveria nuk mendon të bëjë rishikim të ri të buxhetit përkundër krizës ekonomike në Evropë dhe botë.
"Në situatën aktuale nuk planifikojmë të bëjmë rishikim të buxhetit, por gjithsesi do ta përcjellim situatën deri në fund të vitit dhe varësisht nga ndryshimet në ekonominë evropiane ne do të jemi të gatshëm ti marrim masat e duhura", tha Zoran Stavreski, ministër i Financave.
Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij rreth punës 1 vjeçare të kabintetit të tij qeveritar e filloi me fjalët se punon në interes të popullit duke mbajtur premtimet e dhëna nga të cilat nuk do të heqë dorë. Maqedonia përkundër sfidave të shumta vazhdon reformat, tha Gruevski duke shtuar se Qeveria nuk frikësohet nga puna. Gruevski vlerësoi se Qeveria me punën e saj ka përfshirë të gjithë teritorin e vendit me qëllim të përmbshjes së nevojave të qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe politike të tyre. Ai theksoi se Qeveria në periudhën një vjeçare ka punuar sipas programit qeveritar me çka ka përfunduar gjithsej 380 projekte, ndërsa 470 të tjera janë në vijim të sipër. Nevzat Mamuti

Category

📺
TV
Comments

Recommended