Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në reagimin me shkrim të drejtorit të Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov ndaj kronikës së Alsat M rreth përfaqësimit të shqiptarëve në këtë institucion thuhet se bëhet fjalë për tentim për diskriminimin e punës së Doganave të Maqedonisë dhe njëherit i quan të pavërteta të dhënat e publikuara dje në ALSAT-M. Por, në asnjë moment në këtë reagim ai nuk përmend se sa shqiptarë ka në pozita udhëheqëse në drejtorin të cilin ai vetë e drejton e që në fakt ishte temë bartëse e kronikës së ALSAT-M. Sipas Kargovit pohimet se përfaqësimi i shqiptarëve në doganë është alarmante nuk mbajnë sepse nga gjithsej 1166 të punësuar në këtë drejtori 148 të punësuar janë shqiptarë apo 12.69 për qind duke shtuar se vetëm nga viti 2007 deri tani në Dogana janë punësuar 96 shqiptarë.
Alsat M publikoi se nga 44 pozita udhëheqëse në Doganat e Maqedonisë vetëm 4 udhëheqës janë shqiptarë , përkatësisht dy, pa llogaritur zv/ drejtorin dhe njërin nga 4 këshilltarët e drejtorit. Edhe shifrën rreth përfaqësimit të shqiptarëve prej 12 për qind sa pretendon drejtori Kargov në një prononcim për Alsat M e përgënjeshtron zv i tij Driton Fejza.
"Sot drejtori i doganave thotë se përfaqësimi i shqiptarëve në Doganë është 12 për qind sa sipas jush është ?
"Nuk është e vërtet 8 për qind është", u përgjigj ës Driton Fejza zv/ drejtor i Doganave të Maqedonisë.
'Do të thotë drejtori i doganave thotë se është 12 e ju thoni 8 për qind. Cila është e vërteta tani?
"Po ajo që them unë, pra 8 për qind", theksoi Driton Fejza zv/ drejtor i Doganave të Maqedonisë.
Kargov konteston edhe pjesën ku thuhet se në raportin e Avokatit të popullit Drejtoria e Doganave nuk kishte dorëzuar kurrfarë të dhënash. Pretendon se i ka dorëzuar Avokatit të Popullit të dhënat rreth përfaqësimit por fatkeqësisht në raportin e fundit për vitin 2011 të Avokatit të popullit nuk figuron institucioni të ciline drejton Kargovi. Në fund të reagimit ët drejtorit të Doganve Kargov drejtuar TV ALSATM thuhet: në interes të informimit të drejtë dhe objektiv të opinionit nëse na nevojiten përgjigje për pyetjet e parashtruara , ato do të na dërgohen në afat sa më të shkurt. Andaj edhe njëherë ALSAT-M publikisht e pyet Kargovin se cili është numri dhe përqindja e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në këtë drejtori dhe cila është e vërteta rreth përfaqësimit të shqiptarëve në përgjithësi në këtë institucion, ajo që pretendon ai se është 12 për qind apo ajo që thotë zëvendësi i tij Driton Fejza, 8 për qind. Nevzat Mamuti

Category

📺
TV
Comments

Recommended