Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Astronomët amerikan të udhëhequr nga Robert Sançis Ohed me ndihmë të teleskopit Kepler, këtyre ditëve zbuluan një sistem të ri shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor. Ka tre planetë që sillen rreth diellit të tyre. Njëra nga ato shumë ngjason me planetin Tokë. Të dhënat e përpunuara se sistemi i porsazbuluar diellor nga Toka ka distancë prej 1.200 vite drite. Orbitat e planetëve që e përbëjnë janë të ngjashme me trupat qiellor të sistemit tonë diellor. Madje edhe dielli Kepler 30, është yll i ngjashëm me Diellin ton, si për nga madhësia ashtu edhe për nga parametrat e tjerë. Planeti më i madh ngjason me Jupiterin, është i madh dhe përplot gazra, ndërsa planeti tjetër ngjason shumë me planetin Mars- shkëmbinj guri pa atmosferë. Për astronomët më interesante është planeti që gjendet në mesin e sistemit të porsazbuluar diellor. Ai planet është 1,5 herë më i madh se Toka dhe sipas shumë karakteristikave thuajse është identikë me të. Ekipi shkencor në të ardhmen do të përpiqet të zbuloj nëse ka ujë ose ndonjë përbërje tjetër kimike, për jetë në hapësirën e tij. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended