Shkupi, 49 vjet nga tërmeti

  • 9 years ago
Të lehurit e qenve dhe fluturimi i shpendëve në qiell, ishte oguri paralajmërues i tërmetit, në 1963. Kështu i nisin rrëfimet e tyre dëshmitarët e asaj dite, duke paranderë se diçka nuk shkonte si duhet.
"17 e 15 minuta është koha që tregon ora në stacionit e vjetër hekurudhor të Shkupit, prej 49 vjetësh. Atë mëngjes, në vitin 1963, Shkupi përjetoi tërmetin më të fortë në historinë e tij më të re".
Frikë, pamje trishtuese dhe thirrje për ndihmë. Kështu i kaluan ato ditë shkupjanët. Shtëpia e Oficerëve, Teatri Kombëtar, Banka dhe shumë objekte të tjera të kryeqendrës, u shkatërruan.
"Në atë kohë, në vitin 1963, isha në këmbë dhe rruaja mjekrën. Sapo përfundova rruajtjen, e lash aparatin në dritare dhe ai menjëherë ra përtokë. Menjëherë, çdo gjë filloi të dridhet vertikalisht, pastaj horizontalisht. Kuptova se bëhej fjalë për tërmet. Mora vajzën Dianën bashkë me dyshekun dhe zbritëm para ndërtesës. Unë në atë moment, nuk e dija se sa ishte shkatërruar Shkupi. Tek ne në rrethinë kishte vetëm oxhakë të rrëzuar", thekson dëshmitari Kiro Shkartov.
Ndihma e parë për qytetarët e Shkupit erdhi nga Ushtria Popullore e Jugosllavisë, ndërkohë që pas disa ditësh, erdhën ekipe shpëtimi nga gjithë bota. Udhëheqës i një prej shtabeve të krizës ka qenë edhe bashkëfolësi jonë Kiro Shkartov, për shkak të profesionit të tij si arkitekt.
"Një prej rasteve më mbresëlënëse që nuk mund ta harroj, nga lagja Aerodrom, ishte evakuimi i fëmijëve. U dha urdhri të evakuoheshin fëmijët e mohës parashkollore dhe shkollore. Çdo autobus me kuvertë të mbyllur merrte drejtimin ku duhet të dërgohen të evakuuarit. Kjo u bë që familjet të mos dinin se në çfarë drejtimi ishte nisur autobusi, që të mos krijohet kolonë. Autobusët kur niseshin nga pika, për të shkuar drejt Malit të Zi, Bosnjës apo Serbi, ishin si buqete të gjalla. Prindërit vareshin nëpër dritaret e autobusit. Ky ishte një ndër momentet më të fuqishme", shton më tej Shkartov.
Si pasojë e tërmetit të fortë prej 6,1 ballësh, humbën jetën më shumë se 1000 banorë, ndërsa rreth 3000 të tjerë u lënduan. U shkatërruan 15 800 banesa ndërsa u dëmtuan 28 000. Nga ajo ditë e deri më sot, sipas të dhënave të qendrës sizmologjike, tërmete me intensitet të fortë kanë ndodhur në vitin 1983 dhe 2004. Që të dy dridhjet kanë qenë prej 4 deri 4,3 ballë sipas shkallës së Rihterit. Petar Blazhevski

Recommended