Kuvend, bie interesimi i deputetëve për të shtruar pyetje Qeverisë

  • 9 years ago
Vetëm 11 deputetë kanë shprehur dëshirë t'i parashtrojnë pyetje kryeministrit Gruevski dhe ministrave të kabinetit të tij. Kjo sipas opozitës është shqetësuese dhe dëshmon qartë se institucioni i pyetjeve ndaj deputetëve po zhvlerësohet. Sipas tyre, një nga shkaqet është edhe vonesa e vazhdueshme e kryeministrit Gruevski. Megjithatë kësaj radhe, për dallim nga herët e kaluara kur Veljanoski dhe deputetët prisnin Gruevskin dhe ministrat e tij, sot ndodhi e kundërta - Gruevki dhe ministrat pritën Veljanoskin. Megjithatë, jo se Gruevski ishte i sakt. Ai edhe kësaj here u vonua për 47 minuta, ndërsa Velanoski u paraqit në minutën e 50-të. Kjo vonesë e Gruevskit dhe Veljanoskit shkaktoi sërish ndërhyrje procedurale të partisë më të madhe opozitare.
"Cilido qoftë i punësuar në parlament, në rast se vonohet 5 minuta, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i shkurton një orë nga paga. Sot Nikolla Gruevski, sërish nuk e meriton mëditjen për të cilën paguhet. Për këtë shkak, siç e shihni për herë të parë vetëm 11 deputetë kanë shprehur dëshirë të debatojnë dhe të shtrojnë pyetje deputetësh", deklaroi Vesna Bendevska, LSDM.
"Për dëshirën për të shtruar pyetje deputetësh unë nuk mund të ndikojë në grupin parlamentar të LSDM-së... se sa do të paraqiten për të shtruar pyetje deputetësh. Deri dje, në bazë të rregullores janë paraqitur vetëm 4 deputetë nga grupi parlamentar i LSDM-së, ndërkohë që kanë mundur edhe më shumë", tha Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.
Pas kësaj atmosfere polemizuese filluan përgjigjet e pyetjeve të shtruara me shkrim nga ana e deputetëve. Deputeti i RDK-së Izet Zeqiri pyeti ministrin e arsimit se deri ku është procedura për tërheqjen e teksteve shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve.
"A thua në këtë vit shkollor do të korrigjohen dhe do të tërhiqen librat fyes që janë për shqiptarët në RM, duke filluar nga ky libër që kam këtu; 'Gjeografia', ku po ta hapni e ta shihni, me plotë të pavërteta shkencore dhe fyese për shqiptarët në RM. Mendoj se ne sollëm ligj në parlament me të cilën u dhamë dritën jeshile ju si ministër që t'i tërhiqni librat, ku ka mbërritur projekti për tërheqjen e librave, dhe a thua fëmijët në shtator do të fillojnë me libra të rinj të korrigjuar nga të pavërteta shkencore dhe nga fyerjet që u bëhen shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë", pyeti Izet Zeqiri, RDK
"Në rrjedhë e sipër është procesi i shqyrtimit të të gjitha vërejtjeve që kanë arritur zyrtarisht tek ministria e arsimit, pas të cilës besojmë se pasi të shqyrtohen nga komisionet profesionale që janë krijuar për atë qëllim, do të mund të deklarohemi në aspekt të ndërhyrjeve në rast se do të ketë nevojë, dhe në rast se ka nevojë për tekste të reja. Megjithatë ai është një proces që vijon i cili nuk mund të përfundojë për një natë", përgjigjet Pançe Kralev, ministër i arsimit
"Zoti ministër, po nuk duhen argumente, mjafton ta shohësh këtë hartën ku shihet se Maqedonia kufizohet me Serbinë, dhe për këtë ju duhen argumente juve, mos ju lutem", u s...

Recommended