Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pallma, det i qetë dhe pamje e shkëlqyeshme të perëndimit të diellit... nëse për një moment menduat se bëhet fjalë për atmosferë të ndonjë ishulli në Havaje, keni gabuar. Bëhet fjalë për lodrën e re të miliarderëve të promovuar këtë verë. Quhet 'Orsos' dhe paraqet ishullin artificial me madhësi prej rreth 750 metra katror. Shumica parashohin se së shpejti mund të bëhet i famshëm si jahtet luksoze. Mund të parkohet në çdo port më të madh, por edhe në det të hapur. Është i pajisur me panele solare dhe turbina të erës, kështu që pronarët rrymën e prodhojnë vet. Në këtë ishull ka vend për 12 banorë, duke mos llogaritur ekuipazhin dhjetë anëtarësh. Projekti është vepër e ish hotelierit hungarez Gabor Orsos. Ndërtimi i tij është në procedurë dhe pritet që prodhimi të kushtoj 5.5 milion euro. Edhe pse më parë pritej që ishulli i parë të jetë gati për 18 muaj, për shkak të interesit të madh, prototipi i parë pritet që të jetë gati shumë më herët. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended