Komisioni për verifikimin e fakteve ka paralajmëruara aktivitete të shtuara drejt zbardhjes së emrave të personave që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në periudhën e kaluar. Kërkesat për emrat e ish funksionarëve dhe ata aktualë veçmë janë dërguar tek të gjitha institucionet publike. Këto kërkesa më pas kontrollohen nga organet kompetente si drejtoria për Siguri, zbulimi ushtarak, Agjencia për zbulim dhe Arkivi.
"Periudhën e ardhshme do të ketë aktivitete më të mëdha. Ka filluar procedura siç parashikon ligji. Janë lëshuar kërkesa tek të gjitha organet që të japin emrat e ish bartësve dhe atyre aktualë të funksioneve publike, dhe ashtu si do i marrim informacionet prej tyre, do t'u lëshojmë për kontroll tek organet me të cilat bashkëpunojmë dhe pastaj do t'i verifikojë Komisioni", deklaroi Tome Axhiev, kryetar i komisionit për verifiko të fakteve.
Axheiv ka konfirmuar lajmin e publikuar në disa veb portale për emrat e 10 bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në mesin e të cilëve janë edhe 3 shqiptarë. Por këto lëndë siç njofton Axhiev kanë përfunduar në bazë të ligjit të kaluar, duke shprehur habi për publikimin e emrave pasi veb faqja e komisionit ku do të jetë edhe regjistri, është në përpunim e sipër.
"Po është i vërtetë informacioni, e pashë edhe unë, megjithatë ato lëndë kanë përfunduar shumë më herët, nuk janë prej dje. Ne diskutuam për lëndë tjera, nuk e di nga ku ka dalë ai informacion...të gjitha lëndët që kanë përfunduar me ligjin e vjetër dhe këto me të riun, kur të përfundojnë, shpallen në regjistrin e komisionit... Regjistri për disa ditë do të vendoset në veb faqe pasi është në rregullim teknik dhe më pas opinioni mund të ketë qasje", tha Tome Axhiev, kryetar i komisionit për verifiko të fakteve.
Ka reaguar edhe LSDM-ja duke thënë se pushteti filloi tashmë 'real shown'. Ata kanë paralajmëruar opinionin se tani, përveç bashkëpunëtorëve me shërbimet sekrete do të listohen edhe emrat e personave të cilët edhe pse nuk janë për lustrim, janë gjetur rastësisht në raportet e ish shërbimeve.
"Dje, edhe pse Komisioni ende është në procedurë e sipër, në internet portale veç filloi vulosja publike e individëve, ndërsa detajet nga dosjet e shërbimeve do të vijojnë në periudhën e ardhshme...Nuk bëhet fjalë vetëm për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete. Opinioni në Maqedoni duhet të jetë i gatshëm të pranoj të gjitha raportet e shërbimeve operative në të cilat ka edhe detaje private nga jeta e mijëra qytetarëve të cilët në njërën apo tjetrën mënyrë janë gjetur në ato raporte. Edhe pse me siguri asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar me spiunët, dhe as që e cojnë nëpër mend se përmenden në raporte", deklaroi Ana P. Daneva, LSDM.
Sipas ligjit të ri për lustrim, në veb faqen e komisionit përveç vendimit të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, do të publikohen edhe dokumentet në bazë të së cilës është sjellë ai vendimi. Një ditë më parë portali MKD publikoi emrat e ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, Kiro Jançev,...
Comments