Blerina Saferi nga Shpikovica, kampione ballkanike në xhudo

  • 9 years ago
Ka vetëm 13 vjet e në qaf mbanë 41 medalje të arta. Quhet Blerina dhe vjen nga Shipkovica. Ajo garon në xhudo për klubin e saj amë në Hamburgë të Gjermanisë. Me këtë sport ajo ka filluar të merret vetëm para 5 viteve dhe tani mbanë titullin e kampiones Ballkanike. Por ajo ka një dëshirë të përfaqësoj shtetin e saj të lindjes Maqedoninë dhe Shipkovicën në garat ndërkombëtare edhe pse trajnerët e klubit të saj 'HT 1816' të Hamburgut, veç më kanë filluar ti ofrojnë Blerinës të garoj për Gjermaninë.
"Unë ushtroj gati pesë vite xhudo në Gjermani por kam shumë qejf që një herë të dalë në gara në Xhudo për Maqedoninë. Për Maqedoninë dua se është vendi im Maqedonia", deklaroi Blerina Seferi, xhudiste.
Blerina në garat e fundit ballkanike që u zhvilluan në Bullgari ka garuar për një klub të Maqedonisë dhe aty u stolis me medaljen e artë dhe titullin kampione Ballkanike.
"Po mora pjesë dhe kalova mirë, në kategorinë deri në 44 kilogram mora vendin e parë. Krejt kam pasur 55 lufta, 41 vende të para, 5 vende të dyta dhe 5 vende të treta", u shpreh Blerina Seferi, xhudiste.
Blerina gëzon përkrahjen e pa rezervë të prindërve të saj të cilët janë të kënaqur nga ajo si në sukseset që arrin në fushën e sportit por edhe të shkollimit. I ati i saj Nexhat Seferi thotë se është krenar me vajzën e tij. Përkohësisht jetojmë në Gjermani por Blerinës siç thotë babai i saj i mungon shumë Shipkovica.
"Është kënaqësi e madhe të kesh një vajzë si Blerina e cila punon aq shumë për të qenë e para dhe e ka arritur atë në shumë turne. Jam krenar që jam babai I Blerinës. Mburrem me të edhe atje në Gjermani u mungon familja vendi I vetë dhe më tepër dua që si fëmijë të garojnë për shtetin e vet", shprehet Nexhat Seferi, prindi i Blerinës.
Por a do të gëzojë kjo vajzë 13 vjeçare përkrahjen institucionale të vendit të saj për ta përfaqësuar në garat ndërkombëtare mbetet të shihet. Blerina me sinqeritetin e saj fëmijëror dëshmoi me vepër se çka mund të bëj për shtetin e saj, tani parashtrohet pyetja, çka shteti i saj mund të bëj për Blerinën? Bashkim Sulejmani

Recommended