Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pas bisedimeve të gjata, më në fund qeveria e re serbe është vënë në rrugën e duhur të formimit. Kabineti i liderit të partisë Socialiste Ivica Daciq do të ketë 19 anëtare dhe 17 ministri. Më shumë ministra do të ketë Partia Përparimtare serbe e shefit të shtetit Tomisllav Nikoliq. Ministër i ri i jashtëm i Serbisë do të jetë diplomati Ivan Mrkiq, ambasador i dikurshëm i Serbisë në Qipro. Kundërshtarët e tij thonë se, në të kaluarën ai ka qenë rojtar i thesarit dhe llogarive sekrete të diktatorit Sllobodan Millosheviq në Qipro. Numri "një" i rajoneve të Bashkuara të Serbisë, Mllagjan Dinkiq është propozuar për ministër financash. Për shkak se planifikohet heqja e Ministrisë së Fesë, nga Kisha Ortodokse Serbe protestuan sot me pohimin se një gjë e tillë do të ndikoj shumë në të ardhurat financiare. Ndërkaq, Ivica Daçiq do të jetë kryeministri i parë i Serbisë nga radhët e socialistëve që pas vitit 2000. Sipas marrëveshjes për koalicion, në seancën e sotme konstituive të Parlamentit të ri serb, për kryetar zgjidhet Nebojsha Stafanoviq, anëtar i udhëheqësisë më të ngushtë të partisë Përparimtare serbe. Pas kësaj, pritet të fillojë diskutimet për përbërjen e re të Qeverisë. Ivan Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended