Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Artisti çek Dejvid Kerni, në prag të lojërave Olimpike në Londër shndërroi një nga autobusët karakteristik londinez me dy kate, në një atlet që bën ulje-ngritje. Autobusi ishte prodhuar në vitin 1957. Para se ta blinte artisti çek, autobusin e posedonte një koleksionist nga Holanda. Në garazhin e vet Kerni i montoi krahë, një motor specialë dhe amortizatorë.
"Uljet-ngritjet janë ushtrimi i përbashkët për të gjithë sportistët por edhe një nga masat ndëshkimore në ushtri. Ato në përgjithësi janë dëshmi për përgatitjen fizike, ndaj mendova se kjo do të jetë interesante për të gjithë", tha Dejvid Kerni, artist.
Veprat e tij parashikohet që të vendoset në vendin ku do të qëndrojnë sportistët e Çekisë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike. Kjo nuk është vepra e parë e tillë e Kernit. Në vitin 2009, para fillimit të presidencës së çekisë me BE-në, ai promovoi lojën e madhe të quajtur "Evropa", me të cilën në mënyrë kontroverse simbolizonte shkatërrimin e Unionit. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended