Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
BDI e quajti RDK-në e Rufi Osmanit, parti të vogël me ambicie lokale, për diskutuar projekte të mëdha. Sipas Valon Saraçinit, RDK fatkeqësisht vazhdon të funksionojë në mënyrën e vjetër, duke u marrë me tentativa për manipulimin e opinionit.
"Bota reale sidomos sfera e ekonomisë funksionon vetëm në bazë të fakteve dhe jo gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave. Prandaj për dallim nga një letër e shkruar nga një parti e cila mundohet që me anën e manipulimt të opinionit të fitojë atë që humbën në terren, e që është rezultat i mospasjes së ofertës reale dhe veprimit përçarës të kësaj partie, BDI funksionon vetëm në bazë të vizionit, punës, transparencës dhe fakteve", deklaroi Valon Saraçin, BDI.
Duke përmendur projejktet investuese në vendbanimet shqiptare siç janë zona e lirë ekonomike në Tetovë dhe miniera e Tajmishtes në Zajaz, Saraçini theksoi se të gëzon fakti që shumë investitorë të huaj dëshirojnë të investojnë në Maqedoni.
"Ajo që nuk është e vërtet në këtë letër të kësaj partie "të vogël e cila mundohet të miret më çështje të mëdha" është se "Qeveria e Maqedonisë bën koncentrimin e investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara me joshqiptarë". Themi këtë duke u bazuar në disa fakte; një - reformat e bëra në vend vlejnë për të gjithë territorin e shtetit, dy- gjatë viteve të fundit jemi duke avancuar edhe më tepër pjesën perëndimore të Maqedonisë sidomos me krijimin e disa zonave ekonomike. Në këtë pjesë, dëshmi për këtë është interesimi i madh dhe paralajmërimet e investitorëve të huaj për investime kapitale në këtë pjesë", tha Valon Saraçini, BDI.
Një ditë më parë partia e Osmanit akuzoi BDI-në se Qeveria vazhdon praktikën e përqendrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga jo shqiptarë. RDK shprehte keqardhjen që premtimi për zonën e lirë ekonomike në Tetovë ishte shndërruar në 'telenovelë' , sikurse ajo për gjuhën, për euro-integrimet, pr rrugën Llojan-Miratoc dhe ajo më kryesorja, për ligjin për ish-luftëtarët e UÇK-së. Nevzat Mamuti

Category

📺
TV
Comments

Recommended