Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
VMRO DPMNE nuk beson në sinqeritetin e ofertës së LSDM-së e cila një ditë më parë shprehu gatishmëri të bëjë koalicion me partin e Gruevskit në Kërçovë. Pa dashur të komentojë zyrtarisht, burime brenda VMRO-DPMNE-së thonë se kandidati i tyre do të jetë personi i cili do të ketë mbështetjen e kërçovarëve, pa dhënë emra konkretë pasi konkursi ende është i hapur . 'Çdo mbështetje është e mirëpritur dhe nëse ai kandidat që do të marrë mbështetjen e qytetarëve është i kapshëm edhe për LSDM-në, atëherë le ta mbështesin', thonë burime brenda partisë së Gruevskit. Pohimet për bashkëpunim të VMRO-DPMNE dhe BDI-së në Kërçovë, nga partia e Gruevskit i quajti spekulime të LSDM-së përmes së cilave dëshiron të arsyetojë mbështetjen e kandidatit të PDSH-së në Strugë. 'Gruevski, as tani9 dhe as atëherë nuk do të luajë bashkë me Ahmetin për Kërçovën' pohon burimi i lartpërmendur. Por LSDM-ja sot lëvizi nga deklarata e një dite më parë. Nga partia e Cervenkovskit theksuan se oferta është e hapur për të gjithë nëse kandidati gëzon respekt nga qytetarët kërçovarë dhe ka vizion për Kërçovën.
"Ajo nuk është ofertë e hapur deri tek VMRO-DPMNE. Ajo është ofertë e hapur nëse arrihet që të gjendet një person i respektuar pa dallim cilës parti i takon....person që është i respektuar në qytet, që ka besueshmëri, vizion për Kërçovën. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim. Nëse VMRO-DPMNE është e gatshme, janë të mirëpritur. Unë sinqerisht dyshoj, pasi nga përqafimi i ngrohtë që VMRO-DPMNE ka me BDI-në, jam skeptik se do të gjendet një person i tillë që VMRO DPMNE-ja ta mbështesë", tha Gordan Georgiev, LSDM.
BDI, për këtë vendim, pret arsyetim nga 'koalicioni i ri opozitar' sic e quajtën ata, PDSH-LSDM, ndërsa zgjedhjet në Kërçovë i cilësoi si tejet të rëndësishme dhe historike për shkak të mundësisë që pas 60 vitesh me këtë komunë të mund të kryesojë një shqiptar. Ata mbeten në përcaktimin që në zgjedhjet lokale, të shkohet më vete.
"Do të kishim dashur që këto zgjedhje sa më pak të kenë karakter etnik por të fitoj më i miri prej atyre që do të ofrojnë program më të mirë për qytetarët. Sa i takon vendimit të këtij koalicioni të ri opozitar që të përkrah kandidatin e VMRO-së në zgjedhjet e ardhshme në Kërçovë mendoj se në këtë fazë mbetet atyre që tu përgjigjen qytetarët dhe të japin arsyet e tyre për këtë vendim dhe pastaj ne do të prononcohemi varësisht se cili do të jetë ky arsyetim", deklaroi Bujar Osmani, BDI.
Ka reaguar edhe RDK duke theksuar se kjo është kundër interesave të shqiptarëve të Kërçovës.
"Gatishmëria e tyre për të bashkuar dy partitë më të mëdha maqedonase për Kërçovën është kundër interesave të shqiptarëve të Kërçovës, komunës Zajazit, Osllomes, Vraneshticës dhe Drugovës që për herë të parë të krijohet shumicë e shqiptarëve në Komunën e Kërçovës dhe për herë të parë të kemi kryetar shqiptarë në Kërçovë. Deklarata e tyre tregon se koalicioni i gjerë me në krye LSDM-së po punon për Maqedoninë e bashkuar e jo për Kërçovën e bashkuar ku do ta udhëhiqte kryetarë...

Category

📺
TV
Comments

Recommended