Qytetarët ankohen nga shërbimet e policisë

  • 9 years ago
6 muajve të kaluar, qytetarët janë ankuar 50 për qind më shumë për punën e punonjësve të policisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo thuhet në raportin 6 mujor të Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde profesionale. Qytetarët, janë ankuar më së shumti, me shkrim ose në mënyrë anonime. Sektori kontrolloi 758 ankesa, 471 prej tyre ishin nga qytetarët dhe personat juridik, të cilët theksonin parregullsi të kryera nga punonjësit e MPB-së, kurse të tjerat pas njoftimeve, informacioneve dhe njohurive të marra. Më shpesh qytetarët janë ankuar për sjellje joprofesionale të personave të autorizuar, në drejtim të mos ndërmarrjes së veprime adekuate zyrtare, vërejtjet në lidhje me masat e shqiptuara për pagimin e dënimeve për kundërvajtjet e kryera, dhe mënyrën e përgatitjes së procesverbaleve për aksidentet rrugore të ndodhura.
"Për të gjitha 471 rastet, ku janë konstatuar parregullsi të caktuara në punën e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pajtim me Ligjin për Punë të Brendshme, Marrëveshjen Kolektive të MPB-së dhe rregulloret e tjera, nga Sektori për kontroll të brendshëm janë shqiptuar masa të obligueshme disiplinore për krye-shefat, ku janë punësuar personat zyrtar që veprojnë në mënyrë joprofesionale dhe të paligjshme, në mënyrë që të nisin procedurat e duhura ndaj tyre", thuhet në komunikatën e Sektorit për Kontroll të Brendshëm.
156 punonjësit zyrtarë, gjatë këtyre 6 muajve, kanë shkelur rendin dhe disiplinën e punës, kurse dy pjesëtarë të Policisë janë pezulluar nga puna. 31 qytetarë janë ankuar se policia ka përdorur ndaj tyre dhunë fizike. Është konfirmuar se në tre raste, akuzat janë të bazuara dhe kundër këtyre policëve, është ngritur procedura për përgjegjësi. Në këtë periudhë, policët morën pjesë në 90 aksidente të trafikut. Në njërin prej rasteve, nëpunësi i policisë, me fajin e të cilit ndodhi aksidenti, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ndaj tij është shqiptuar masa e përgjegjësisë. Bojana Simonoviq

Recommended