FSSHM, marrëveshje me 18 vende të botës

  • 9 years ago
Personat e siguruar shëndetësor në Maqedoni nëse nxjerrin formular dygjuhësh në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) do të mund të përdorin për shërbime emergjente dhe esenciale shëndetësore në 18 vende të botës. Fondi ka bërë marrëveshje me Turqinë, Bullgarinë, Kroacinë, Austrinë, Belgjikën, Bosnjën, Serbinë, Hungarinë, Francën, Holandën, Malin e Zi dhe Republikën Çeke. Nëse keni formularin dygjuhësh nuk do të paguani për shërbimet ndërsa për marrjen e tij nevojitet vetëm një vërtetim nga mjeku amë, sqarojnë drejtuesit e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë.
Nëse nuk e keni formularin dhe pësoni aksident ose lëndim do të duhet të paguani vet, dhe pastaj fondi t'ua kthen paratë e shpenzuara. Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor njoftojnë se në rrjedhë janë negociata e nënshkrimit të një marrëveshje e tillë edhe me Shqipërinë. Bojana Simonoviq

Recommended