Edhe sot mot i nxehtë, prej nesër pritet ulje temperaturash

  • 9 years ago
Maqedonia sot është përfshirë nga temperatura të lartë që janë ngjitur deri më 39 gradë celisus, por pavarësisht vapës së madhe nuk janë regjistruar ndërhyrje të ndihmës së shpejt pasi sipas kompetentëve shumica e qytetarëve po i respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Në Shkup sot janë regjistruar 4 intervenime dy prej tyre në vende publike. Mjekët thonë se nga ata që humbën vetëdijen nuk kishe asnjë besimtar të konfesionit mysliman, të cilët për shkak të agjërimit i shmangen ambienteve të hapura. Ndërkohë njoftohet se nga dita e nesërme temperaturat pritet të bien për shkak të ndikimit të aktivitetit ciklonik nga Mesdheu në pjesët veriore. Sinoptikantët paralajmërojnë edhe reshje shiu të përcjellur me bubullimë si dhe paraqitje të stuhive.
"Edhe gjatë javës së ardhshme, rajoni ynë ende do të jetë nën këtë ndikim, prandaj moti do jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm, bubullima dhe erë më të fortë, mund të paraqiten edhe stuhi. Temperatura do të bjerë për rreth 5 gradë kështu që gjatë javës do të kemi temperatura prej 24 deri në 33 gradë celsius", tha Maja Kojdovska Markovska-meteorologe.
Ndërkohë, mjekët mbeten në rekomandimet që në rast të paraqitjes së temperaturave të larta të shmanget dalja në ambinte të hapura në pjesën më të ngrohtë të ditës nga ora 11 deri në 17. Apeli në veçanti i referohet besimtarëve muslimanë të cilët agjërojnë. Mjekët këshillojnë që kur të vjen koha e iftarit, ata që agjërojnë të mos konsumojnë ushqim të rëndë apo ta mbingarkojnë organizmin me ushqime, por konsumimi i tyre të jetë gradual. Bojana Simonoviq

Recommended