Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Maqedoni sipas të dhënave të ministrisë së punës dhe politikës sociale ekzistojnë së paku 350 persona të paregjistruar në librat amëz. Sipas Ristovskit shumica e tyre apo diku rreth 95 për qind i takojnë komunitetit rom. Ai shtoi se nga gjithë këto raste janë përpunuar vetëm 120 prej të cilave për 20 raste nga drejtoria për evidencë të librit amzë është kërkuar regjistrimi i emrave tyre personal.
"Problemi i qasjes së qytetarëve deri tek dokumentet e identifikimit personal, i detektuar nga Qeveria filloi të realizohet para disa kohe, mund të them se kemi arritur rezultate të mira. Në bashkëpunim me ministrinë e punëve të brendshme dhe drejtorinë për evidencë të librit amzë, organizatave joqeveritare rome me ndihmë të ekipeve të lëvizshme kemi regjistruar 350 person të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë marrë të drejtën për shtetësi dhe nuk kanë dokumente për identifikim persona", tha Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
Ristovski theksoi se 43 raste përballem me problemin e rregullimit të vendqëndrimit të nënave sepse shumica e tyre janë shtetase kosovare dhe serbe. Sipas tij për 27 raste duhet të bëhet analiza e ADN-së për të vërtetuar prindërit sepse gjatë lindjes janë përdorur libreza shëndetësore të personave të ndryshëm
"Ministria e punës dhe politikës sociale në periudhë e kaluar ka siguruar 430 mijë denarë për mbulimin e shpenzimeve të analizave të ADN-së. Me këto fonde do të mbulohen shpenzimet e analizave për qytetarët që nuk kanë dokument identifikimi", u shpreh Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
Sipas ministrit në 9 raste qendrat për punë sociale do të duhet të gjejnë mbikqyrës për fëmijët për shkak se nëna e fëmijës është e mitur nuk është regjistrur apo i ka prindërit e vdekur. Nevzat Mamuti

Category

📺
TV
Comments

Recommended