Marijuana, Policia shtrin edhe në veri monitorimet nga ajri

  • 9 years ago
Policia e Shtetit vazhdon që prej datës 4 korrik operacionet e monitorimit nga ajri, pjesë e përpjekjeve të saj në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Fluturimet, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me policinë italiane, janë shtrirë nga jugu, ku theksi është vendosur mbi fshatin Lazarat, e deri në veri në zonat e Vaut të Dejës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në veri të vendit mësohet se autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë arritur të identifikojnë 4 zona të kultivuara me bimë narkotike. Ato janë Mazreku, Bashkia e Vaut të Dejës, zona e Shkrelit dhe Guri i Zi.

Recommended