Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Premierë e përgjakshme e filmit më të ri "Betmen" në shtetin federal amerikan të Kolorados. 14 persona janë vrarë kurse 50 të tjerë janë plagosur kur sulmuesi i maskuar aktivizoi gazin-lotsjellësin në sallë dhe filloi të shtijë ndaj të pranishmëve. Mediat lokale transmetojnë se në vendin e krimit ndodhi edhe shpërthimi dhe se tani për tani nuk dihet nëse sulmuesi veproi vet apo kishte shoqërues. Disa nga dëshmitarët përmendin se publiku së pari mendoi se të shtënat dhe tymi janë pjesë e projeksionit filmik, përkatësisht efektet e tij speciale, kështu që nuk reaguan.
"Me motrën mezi shpëtuam. Ajo madje e pa sulmuesin. Tha se ishte i veshur në të zeza dhe mbante gazmaskën. Kishte edhe pushkë. Pasi e hodhi lotsjellësin filloi menjëherë të shtije ndaj të pranishmëve në kinema. Brenda kishte shumë tym. Më kujtohet se shumë nga të pranishmit po shikojnë veten se a janë të plagosur. Disa prej tyre kërkuan ndihmë. Ne mezi depërtuam nëpër tollovinë dhe ikëm në vend-parking", tha Poll Oterman, dëshmitar.
Sipas të dhënave të policisë personi kryesor i dyshuar është burrë i moshës së mesme me shtetësi indiane, i cili menjëherë pas incidentit me makinë u largua nga vend- ngjarja, por policia më vonë e gjeti dhe e arrestoi. Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama përmendi se ai dhe bashkëshortja e tij Mishell janë të shokuar nga ngjarja e tmerrshme dhe tragjike. Agjentët e FBI-së janë në vend -- ngjarje dhe ndihmojnë në hetime. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended