Rumani, varrezat vend për humorë!

  • 9 years ago
Ndoshta duket e pabuesushme, por megjithatë në botë ekziston vend në të cilin jeta dhe vdekja njësoj i bëjnë të qeshen të pranishmit. Bëhet fjalë për fshatin Sapanta në veri të Rumanisë ku shkuarja në varreza është sikurse të lëvizni nëpër rrugët e ndonjë filmit të animuar të Walt Disney. Gjithsesi vizita në varreza shpesh herë është përcjellur edhe me humor. Traditën që në përmendoret e varrezave të vizatohen dhe shkruhen përmbajtje komike e filloi gdhendësi lokal qysh në vitin e largët 1930. As sot fshatarët nuk kanë paragjykime që ta vazhdojnë traditën e tillë. Nga pak bizare, por disa prej tyre kënaqen që vet ta shkruajnë porosinë në pllakën e varrit.
"Po shkruaj pa pardon, këtu prehet Sten Jon. Derisa isha gjallë në kishë shkoja me motivin e vetëm : "Lëvdoni perëndinë tani dhe përgjithmonë jetoni të lumtur dhe të gëzueshëm", tha Jon Sten, banor i Sapantës.
Krahas porosive të tilla qesharake, në disa nga përmendoret janë ilustruar edhe momente që ishin shkak për vdekjen e të ndjerit. Me siguri ky është vendi i vetëm i këtillë në botë, kështu që rregullisht është plot turistë.
"Ky është një kontrast i vërtetë në krahasim me varrezat normale. Askund nuk kam parë vend të këtillë", u shpreh Adam, turist nga Anglia.
"Këto varreza janë të njohura shumë. Jo rastësisht quhen "Varreza të hareshme. Shikoni se çka shkruan atje : "Nën këto dara të rënda të mermerit, prehet trupi i vjehrrës sime së dashur", theksoi Liviju, vizitor.
Banorët e këtij fshati rumun nuk planifikojnë që këtu të ndalen. Tani planifikojnë të ndërtojnë muzeun në të cilin i ekspozojnë të gjithë përmendoret nga e kaluara që në vete kishin mbishkrime qesharake dhe të pazakonshme. Petar Bllazhevski

Recommended