Starton ndërtimi i fabrikës belge "Vanhol"

  • 9 years ago
Në zonën e lirë ekonomike Bunarxhik të Shkupit filloi ndërtimi i fabrikës për autobusa të kompanisë belge Van Hool. Belgët në zonën e lirë do të investojnë 20 milion euro dhe do të punësojnë mbi 400 persona. Ndërtimi i fabrikës duhet të përfundojë vitit të ardhshëm, për shkak se Van Hool tanimë kanë firmosur marrëveshje për eksportimin e 300 autobusave nga Maqedonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Nikolla Gruevski pranoi se çelsi i këtij investimi belg ka qenë EVN-Maqedoni e cila u ka dalë në ndihmë belgëve dhe për një kohë të shkurtër u ka siguruar energjinë elektrike.
"Puna e fundit e cila mbeti për të përfunduar pas harmonizimit të të gjitha detajeve të tjera ishin edhe kushtet të cilat do t'i ofrojë EVN-Maqedoni. Atëherë ju paraqita drejtorit të saj dhe i thash se të gjitha detajet tjera janë harmonizuar dhe mbetet vetëm marrëveshja me EVN-në, marrëveshje nga cila varej investimi i belgëve, i luta që me kujdes ta shyrtojnë këtë kompani sepse gjithçka tjetër ishte gati. Investitori pas takimit me EVN-në doli i kënaqur dhe tha se edhe kjo punë është e kryer", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Filip, Van Hool u shpreh se arsyeja për të investuar në Maqedoni është potenciali për zhvillim ekonomik.
"Njerëzit më pyesin pse investoni në Maqedoni, pse nuk investoni në shtete si India dhe Kina ku ka rritje ekonomike, unë u them ky është një nga qendrat e rritjes ekonomike në botë dhe ka histori të lidhjes të shumë anëve të botës lindjes dhe perëndimit, ndërsa tani Evropën me SHBA-në", u shpreh Filip Van Hool, drejtor ekzekutiv i kompanisë Van Hool.
Investimi i belgëve të Van Hool në Bunarxhik vjen pas investimit të kompanive Motherson Group, Protek Group, Xhonson kontrolls, Xhonsoon Meti, Tekno Koze dhe Kemet Electronics. Nevzat Mamuti

Recommended