Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ajo që për dikë ndoshta është hedhurinë, për dikë tjetër është vepër e vërtetë artistike. Bëhet fjalë për hobin e pazakontë të saldatorit nga Filipinet, Mario Malari. Nga mbeturinat metalike ai ka krijuar skulptura unike. Ai shfrytëzon cdo lloj mbetje metalesh që gjen. Në punëtorinë e tij mund të gjenden pjesë të ndryshme automjetesh, vida, elemente nga shumë aparate shtëpiake etj. Mario i ka vendosur veprat në galerinë që është hapur për vizitorët kureshtarë.
"Njerëzit befasohen kur dëgjojnë se të gjitha eksponatet janë të punuara nga pjesë metalike që i kam gjetur në pikat e mbeturinave të qytetit", tha Mario Malari, saldator.
Pasi pati vërejtur se arti e plotësonte më shumë se saldimi, Mario iu përkushtua tërësisht zanatit të ri. 'Është shumë kreative dhe kënaqem kur krijoj vepra të reja', -thotë artisti i pazakontë.
"Ju them të vertëtën, ideja nuk është tek unë, por në brendësinë e metaleve me të cilat punoj. Vetë metali më dikton se çfarë forme të bëj dhe si t'i qasem përpunimit", u shpreh Mario Malari, saldator.
Mario ka krijuar deri tani dhjetëra dizajne kafshësh, por ka bërë edhe skulptura miniaturë të tankeve, ushtarë madje edhe modele të motorëve të njohur Harli Dejvidson. Ai punon edhe sipas porosive. Një skulpturë e thjeshtë miniaturë kushton rreth 35 dollarë, por për veprat më të ndërlikuara çmimi mund të arrijë deri në 2000 dollarë. Artisti filipinas planifikon të vazhdojë të krijojë skulptura nga metali dhe shpreson se veprat e tij do t'i inspirojë artistët e rinj të fillojnë me këtë art të pazakonshëm. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended