Nuk kanë fund problemet që shkakton kryetari i komunës së Çuçer Sandevës, Jovan Pejkovski. Jo vetëm që nuk jep leje për ndërtimin e pikës së karburantit, investuesit Isni Sinani, por edhe biznesmenët tjerë të zonës industriale Vizbeg- Stenkovc ankohen në trajtimin nga Pejkovski. Ata thonë se në vend që të thithë investime, Pejkovski i cili synon të përzërë biznesmenët nga zona industriale, pengon realizimin e investimeve të tyre. Ndonëse një pjesë e pronarëve të kësaj zonë industriale janë pritur nga kabineti i Pejkovskit, edhe pas një viti ata janë ende pa përgjigje. Pronarët thonë se për shkak të Pejkovskit kanë formuar edhe shoqatën për mbrojtjen e interesave të tyre, por ai aspak nuk ka bërë llogari. Si kryetar i komunës ai ka parë vetëm interesat e tij.
"Në zonën industriale Çuçer-Sandev, nuk është problemi vetëm me zotin Sinani, probleme kanë edhe investitorët tjerë. Do të thotë se kanë probleme, kemi dokumente, një ndër ta jam edhe unë që kam kontratë për të kryer punën me firma që kanë nisur objektet, është ndërprerë në gjysmë dhe është vazhduar prej firmës së zotit kryetarë, prej firmës së zotit kryetarë, prej firmës familjare 'Filip Inzhenerig'", deklaroi Nexhat Shaini, shoqata e afaristëve të Vizbegut-Stenkovcit.
Nga Shoqata i bënë thirrje Pejkovskit që nëse dëshiron të ketë mbështetjen e qytetarëve, duhet të mësojë nga Koce Trajanovski se si të punojë.
"Zotëri Pejkovski nuk ka ardhur dhe as që na është drejtuar që të bisedojë me ne dhe për problemet tona, apo të na i lehtësoj disa gjëra. Unë e porosis Pejkovskin; ne nuk kemi qëndrime armiqësore, ai vetëm duhet të vijë dhe të bisedojë me ne, dhe ne do t'i ndihmonim në të gjitha problemet", tha Enver Koçar, shoqata e afaristëve Vizbeg- Stenkovc.
Pas aktualizimit të problemit me ndalesën për ndërtimin e pikës së karburantit dhe përfshirjen e djeshme të ministrit të pushtetit vendor Nevzat Bejta, investuesi Isni Sinani sot dërgoi ankesën tek ministri. Me këtë, Bejta paralajmëroi se javën e ardhshme do të shkojë tek Pejkovski dhe do shohë pse nuk e respekton ligjin për vetëqeverisje lokale.
"Po po e shihni unë sikurse çdo ditë, i solla dokumentet deri në ministrinë e pushtetti vendor tek zoti Bejta, dhe kam shpresën se do ti shqyrtojnë. Një parashreë e kam lënë këtu për rastin. Mendoj se do të mund ët më ndihmojnë për të realizuar idenë ton", deklaroi Isni Sinani, investues.
Nga kabineti i ministrit Bejta, thonë se ata kërkuan takim me Pejkovskin dhe tani presin përgjigje nga ai, për të diskutuar mbi ankesat e biznesmenëve. Verica Pavloska
Comments