'Plani për Shkupin', nga 127 ekspertë, asnjë shqiptar

  • 9 years ago
Diskutim profesional për propozim-planin e përgjithshëm urbanistik të qytetit të Shkupit për 10 vitet e ardhshme. Përfaqësuesit e komunës së Çairit reaguan se prej 127 bashkëpunëtorëve profesional që punonin në propozim-plan, nuk kishte asnjë shqiptar.
"Një gjë që më brengos është që në planin e përgjithshëm ku porositës është qyteti i Shkupit dhe ku me sa arrita të numëroj ka mbi 127 bashkëpunëtorë të brendshëm dhe të jashtëm nuk ka asnjë shqiptarë", tha Xhavit Gashi, përfaqësues i komunës Çair.
Sipas përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në hartimin e propozim-planit, përkatësia etnike ishte irrelevante. Ata thanë se nuk mund të përgjigjen pse dikush nuk është ofruar apo nuk është paraqitur në konkurs.
"Institucioni i konkursit vlen për të gjithë qytetarët, dikush është paraqitur e dikush jo në konkurs. Nuk e di si ta shpjegoj ndryshe. Askush nuk mund ta detyroj askënd që të paraqitet ose të mos paraqitet dhe këtu merr fund rrëfimi, do të thotë, konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët, përkatësisht edhe për firmat e arkitekturës që kanë licenca", deklaroi Alosha Shopar, zëvendës- udhëheqës i sektorit të urbanizmit.
"Ekziston një organ të veçantë pjesëmarrës në qytet që është i ngarkuar me detyrë për dhënien e sugjerimeve. Në kuadër të këtij organi kishte përfaqësim të mjaftueshëm dhe kolegët shqiptarë punuan në mënyrë mjaft produktive", tha Andrej Tokarev, koordinator për hartimin e PPU.
Sipas propozim--planit të ri, Shkupi nuk do të zgjerohet gjatë 10 viteve të ardhshme. Planifikohet që qyteti të ketë 650 000 banorë. Pjesëmarrësit e tjerë profesional në diskutim, më së shumti patën vërejtje për numrin e vogël të sipërfaqeve të gjelbra që ka qyteti dhe për përqendrimin e madh të popullatës. Bojana Simonoviq

Recommended