Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
107 banorë të komunës së Haraçinës të cilët nuk e kishin të kryer me kohë shkollimin sot morën diplomat për mbarimin e arsimit të mesëm profesional në drejtimin teknik për tregti dhe marketing. Projekti realizohet nga Ministria e Arsimit, Qendra Arsimore për të rritur dhe shkolla e mesme "Cvetan Dimov", ndërsa ka për qëllim uljen e numrit të të papunëve, atyre që nuk mund të gjejnë punë për shkak të mungesës së shkollës së mesme.
"Kjo diplomë e arsimit të mesëm me të cilën sot pajiseni ju do t'ju hap shumë rrugë në të ardhmen, do t'ju hap shumë mundësi siç është edhe mundësia e punësimit, por pse jo edhe për një numër të kandidatëve edhe kyçje në arsimin universitar. Me sukses diplomon edhe gjenerata e parë me numër prej 107 kandidatë nga të cilët 99 kanë kaluar maturën shkollore, 5 prej atyre maturën shtetërore dhe 3 ngelet që afatin e ardhshëm të maturës shtetërore ta përfundojnë me sukses". Lindita Qazimi, drejtore e Qendrës për të rritur
"Fillimisht përshëndes që ka lejua Ministria e Arsimit dhe gjithë ata që kanë kontribu për këtë projekt dhe jam shumë I kënaqur që të gjithë kanë bashkëpunuar për këtë projekt dhe I falënderoj të gjithë për atë".
"Falënderoj të gjithë, Ministrinë e arsimit që na ndihmoi, por, meritë më të madhe kanë profesorët që nuk kursyen kohën, paradite ishin në shkollën "Cvetan Dimov" me nxënës të rregullt ndërsa pasdite ishin këtu në Haraçinë. Përzemërsisht ju falënderoj edhe një herë, kurse juve maturantë u uroj sukses, shëndet dhe më tutje vazhdoni, mos u ndalni këtu". Bastri Bajrami, kryetar I komunës së Haracinës
Në ndarjen e diplomave mori pjesë edhe zv/ ministri i arsimit Safet Neziri i cili paralajmëroi se projekti në fjalë do të vazhdojë të realizohet në Komunën e Çairit dhe në Prilep. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended