Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Për çdo banorë të qytetit bolivian La Paz, i cili sot dëshironte të rriste nivelin e sheqerit në gjak, nuk kishte vend më të mirë se sheshi "Kamaço". 85 pastiçierë prezantuan tortën gjigante "Mal" për të cilën besohet se është më e madhja e këtij lloji të realizuar ndonjëherë në Amerikën Jugore. Për përgatitjen e saj nevojiteshin më shumë se 11 mijë vezë dhe disa qindra kilogram miell dhe sheqer. Torta grandioze është përgatitur në shenjë të 203 vjetorit të lirimit të qytetit La Paz nga okupimi spanjoll kurse paratë për përgatitjen e saj kanë qenë donacion nga disa kompani boliviane.
"Për momentin po e lyejmë tortën me krem. Quhet "dulse di leçe". Për të kemi përdorur rreth 300 litra qumësht. Nuk është e lehtë, por e bëjmë me shumë dashuri", tha Lurdes Garcia, studente kuzhine.
Që torta të vendosej në kohë në sheshin kryesor, pastiçierët punonin me tre turne. Pamja e saj ishte inspiruar nga mali më i lartë në Bolivi, Ilimani, i cili ngjitet mbi kryeqytetin. Me lartësinë e saj prej 5 metrave dhe gjerësi prej 7 metrash, gatuesit e këtij mali të ëmbël vlerësojnë se vepra e tyre mund të jetë ndër krijimet më të mëdha të pastiçerive në botë.
"Kjo është torta më e madhe e tillë në Amerikën Jugore, ndoshta edhe në tërë botën", tha Oskar Mora, drejtor i shkollës së hotelerisë.
Megjithatë, sipas shënimeve zyrtare në librin e rekordeve Ginis, torta më e madhe në botë është bërë në Indonezi në vitin 2008, me një lartësi marramendëse prej 33 metrash. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended