Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zyrtarizohet marrëveshja teknike mes LSDM-së dhe PDSH-së. Takimi i sotëm i krerëve të këtyre dy partive u cilësua si historik dhe cilësor, për shkak se për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor mes dy partive të etnive të ndryshme. Ata theksuan vetëm tre arsyet kryesore që çuan drejt formimit të këtij koalicioni, gjendjen e rëndë ekonomike, mungesën e demokracisë dhe ngecjen e euro-integrimeve. Ndërsa si qëllim kryesor theksohet ç' legjitimimi i qeverisë aktuale. Dallimi i vetëm në qëndrimet e dy partive, është implementimi i Marrëveshjes së Ohrit për të cilën, është lënë hapësirë të diskutohet gjatë takimeve të ardhshme të grupeve të punës të këtyre dy partive. Por prapëseprapë, për Thaçin dhe Cërvenkovskin, kjo çështje nuk paraqet pengesë për të frenuar dialogun mes këtyre forcave politike.
"Kuptohet se ka dallime mes partive tona. Një pjesë e dallimeve janë serioze dhe do të mbeten edhe në të ardhmen. Do të përmend një; ai është qëndrimi ynë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Për LSDM-në, çelësi për marrëdhënie të mira ndëretnike qëndron tek implementimi i plotë dhe i drejtë i Marrëveshjes. Sipas asaj që patëm mundësi të dëgjonim nga ana e PDSH-së, ata konsiderojnë se ajo është e pamjaftueshme dhe nevojitet ndryshime dhe mbindërtim... Maqedonia bashkohet kundër kësaj qeverie. Nga dita në ditë Fronti Opozitar bëhet më i gjerë, më i fuqishëm. Ky është proces që ka filluar dhe nuk ka të ndalur", deklaroi Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM.
"Është një kualitet i jashtëzakonshëm demokratik i ri në Maqedoni, transparenca e partive politike. Mendoj se marrëveshja për zgjedhjet lokale mes LSDM dhe PDSH e ka në vete transparencën. U garantoj qytetarëve sidomos shqiptarëve se edhe më tutje çdo gjë që do të bisedojmë dhe do të merremi vesh me LSDM do të jetë tërësisht transparente".
Krerët e dy partive u prononcuan edhe për retorikën e përdorur në të kaluarën, e cila pati regjistruar akuza dhe ofendime të rënda", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.
"Mes meje dhe zoti Thaçit, në të kaluarën ka pasur shumë dallime serioze. Kemi qenë kundërshtar të ashpër, jemi akuzuar dhe kritikuar publikisht duke thënë fjalë të rënda dhe një gjë e tillë është më se e njohur për opinionin maqedonas. Tani mund të konstatoni se deri në çfarë situate është sjellë Maqedonia, sot nën qeverisjen e këtij pushteti, në çfarë situate katastrofale është sjellë vendi, kur dy kundërshtarë të ashpër thanë që t'i lëmë dallimet anash, duhet të bashkëpunohet, dhe vendi të kthehet në rrugën normale. Këtu nuk bëhet fjalë për koalicion joparimor mes LSDM dhe PDSH. Kjo është dëshmi për politikën humbëse të qeverisë aktuale", u shpreh Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM.
Deklaratën e Ahmetit, Thaçi e vlerësoi si cinike dhe qesharake duke porositur liderin e BDI-së që të tërhiqet nga skena politike nëse ç' legjitimohet në zgjedhjet lokale. Ahmeti i pati quajtur marrëveshjen LSDM-PDSH, nga frika e Thaçit për dështimin në zgjedhje.
"Ndoshta mund të jetë edhe kështu, por unë ...

Category

📺
TV
Comments

Recommended