Bejta porosit Pejkovskin të respektoj ligjin

  • 9 years ago
Kryetari i komunës Çuçer Sandevë Jovan Pejkovski ka revoltuar ministrin e pushtetit vendor Nevzat Bejta, për shkak të mos respektimit të Ligjit, dhe duke vepruar me kokën e tij lidhur me rastin e Isni Sinanit, të cilit nuk i jepet e drejta për të ndërtuar pikën e karburantit në Stenkovcë. Bejta e porositi Pejkovskit që në vend që të kërcënojë me padi dhe të kontestoj investimet për shkak të interesave personale, të mendoj se si të hapen vende të reja pune dhe si të thithë sa më shumë investime në komunën e tij, nëse dëshiron të vazhdojnë në kolltukun e kreut të Komunës.
"Nuk kam pranuar ndonjë kërkesë nga investitori në Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale. Pa marrë parasysh se nuk kam pranuar ftesë unë besojë se javën e ardhshme do ta paralajmëroj kryetarin e Çuçer Sandevës dhe do ti bëjë një vizitë dhe ta shohë në praktikë se ku është problemi, pse kryetari i komunës nuk e zbaton ligjin dhe ti japë leje për ndërtimin e pompës së benzinës dhe njëherë e përgjithëson jo vetëm ky kryetar por çdo kryetar dhe gjithë qeveritarët në nivelin qëndror duhet të jenë në shërbim të investitorëve të vendit të cilët e sakrifikojnë vetveten dhe financat e tyre pa dallim se në çfarë forme ata i kanë krijuar apo trashëguar financat ata bëjnë investim me kapitalet e tyre në interes të qytetarëve dhe nëse do të ndërtohet një pikë karburanti aty do të bëhet edhe punësimi i qytetarëve të ndryshme të cilët do të punojnë në atë pompë të benzinës", deklaroi Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Bejta e porositi investitorin Isni Sinanin që të shkojë në kabinetin e tij dhe të bëjë ankesë, me të cilën ministri do të kishte argument më tepër për të përdorur mjetet që ofron ligji për vetëqeverisje lokale. Ndërkaq, Isni Sinani ndonëse i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për ndërtimin e kësaj pike karburanti, madje edhe me vendim nga Gjykata, pengohet nga kreu i komunës Jovan Pejkovski për të ndërtuar pikën e karburantit në Stenkovcë. Verica Pavloska

Recommended