Shpërthen granata, plagosen 3 fëmijë, vëllai më i vogël 6 vjeç

  • 9 years ago
Tre fëmijë, vëllezër, më i vogli 6 vjeç dhe më i madhi 13 vjeçe, janë plagosur aksidentalisht nga një shpërthim i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bardhaj , të komunës Kaçinar të Mirditës. Për momentin nuk dihen detajet si mund të ketë ndodhur shpërthimi. Sipas policisë mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granatë. Fëmijët mund të kenë gjetur granatën dhe të kenë lozur me të pa ditur rrezikun që mund ti ndodhte. Ndërkohë që familjarët thonë se shpërthimi mund të jetë nga një bombul gazi.

Recommended