Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndërsa shumica jonë për t'u qetësuar ha çokollata apo akullore, amerikania Tereza Vajdener prej 20 vjetësh kënaqet duke ngrënë gurë. Ky pasion i çuditshëm për të ngrënë gurë i filloi papritmas, i cili filloi krejt papritur, e ka bërë të varur vajzën. 'Asgjë nuk mund të më kënaq më shumë se sa gurët, -thotë amerikania 45 vjeçare, - e cila pretendon se deri tani ka ngrënë më shumë se një ton gurë.
"Shpesh herë në çantë mbaj me vete gurë. Nëse diçka më shqetëson, menjëherë ha disa grurë", tha Tereza Vajdener.
Tereza ka edhe mjete të veçanta kuzhine për t'i gatuar gurët. Ajo thotë se nuk mund të qëndrojë më shumë se disa orë pa ngrënë pak gurë, të cilët për të janë bërë si ëmbëlsira të vogla".
"Zakonisht më mjaftojnë dhjetë copë gurë të tillë, por nganjëherë edhe e teproj."
Oreksin e saj të pazakontë e shkakton një sëmundje e rrallë e quajtur "Pika", u shpreh, Tereza Vajdener.
Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim ndjejnë nevojën e ngrënies së sendeve të pazakonta. Shpeshherë ata konsumojnë qelq, gurë, qese ose materiale plastike, letra etj. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended