Danimarkë, rikthehet në lundrim anije e vikingëve

  • 9 years ago
Me 60 marinarë dhe me vela, këto ditë nisi lundrimin në ujërat e Detit të Veriut, anija e rindërtuar, ekzemplar i anijes luftarake të vikingëve të shekullit të IX. Ajo quhet 'Hevingsten' ose Hamshori i detit, dhe paraqet rikonstruksionin e një prej 5 anijeve të vikingëve të rikonstruktuara në qytetin bregdetar danez Roskild. Trupi i anijes 30 metra i gjatë, ishte i ruajtur vetëm 20 % kështu që 80 % e saj u ribë nga e para.

"Që të ketë lundrim të suksesshëm, të 60 lundërtarët duhet të jenë të sinkronizuar në mënyrë ideale. Përveç faktit që nevojitet forcë, për drejtimin e anijes së tillë, duhet të përdoret dhe një teknikë e ndërlikuar", u shpreh Vibke Bishof.
"Fshehtësia është në përdorimin e peshës trupore. Pasi të shtrihet lopat a, më mirë është tërheqja prapa e saj duke përdorur peshën. Kështu nuk do të shpenzoni shumë forcë", tha Jorn Grajgers.
Arkeologët supozojmë se anija ka qenë ndërtuar në kantierin e qytetit irlandez Dublin, në vitin 1042 dhe sipas madhësisë, ajo nuk është përdorur vetëm për qëllime ushtarake.
"Kjo është një anije e madhe. Përveçse e përdorur për bartjen e ushtrisë, njëkohësisht është përdorur edhe për demonstrimin e fuqisë dhe të statusit që kishin vikingët", theksoi arkeologu Anton Englert.
Udhëtimi i parë i anijes "Hamshori i detit" ishte në drejtim të Gjermanisë veriore, ku do të prezantohet para publikut lokal. Më 28 korrik ajo do të niset sërish për lundrim, kësaj here drejt Danimarkës. Vikingët kanë qenë luftëtarë të popujve skandinavë që vepronin përgjatë brigjeve të Britanisë dhe Francës. Më të zëshëm ata kanë qenë në periudhën mes shekullit VIII deri në shekullin IX, dhe kanë qenë tepër të njohur për anijet e tyre të gjata dhe aftësitë për lundrim. Mbetjet arkeologjike të pushtimeve të vikingëve janë gjetur edhe në Kalanë e Shkupit. Petar Bllazhevski

Recommended