Tornado në Poloni, një i vdekur

  • 9 years ago
Vala e pazakontë e tornadove verore mbrëmë goditi pjesën veriore dhe perëndimore të Polonisë. Gjatë stuhisë një person humbi jetën kurse dhjetëra të tjerë janë plagosur. Situatë më kritike ishte në rajonin rreth Parkut Kombëtar Bori Tuholkije, ku u ndërpre energjia elektrike ndërsa u bllokuan edhe rrugët. Sipas mediumeve lokale, gjerësia e tornados arriti deri në 1000 metra. Në këtë rajon janë shkatërruar më shumë se 400 hektarë pyje të larta dhe të ulta, kurse dhjetëra shtëpi pësuan dëmtime të rënda.

"Tornadoja për një moment e rrafshoi për toke tërë terrenin rreth liqenit. Shtëpia jonë dykatëshe papritmas u fundos në tokë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk mundëm të shpëtojmë asgjë nga orenditë shtëpiake", u shpreh një banor lokal.

Në rajonet e goditura jetojnë rreth 12 mijë banorë. Shumica e tyre tashmë iu janë bashkuar ekipeve të shpëtimit që orvaten ti pastrojnë drunjtë dhe degët që e bllokojnë hekurudhën e linjës lokale. Në aksion janë angazhuar edhe rreth 450 zjarrfikës. Shirat e rrëmbyeshëm të shoqëruar me erëra të fuqishme nganjëherë e goditin Poloninë që prej fillimit të muajit. Petar Bllazhevski

Recommended