Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Trupat rregullatorë si 'Agjencia për posta', Agjencia për komunikimi elektronike, agjencia për supervizion dhe trupi rregullator për energjetikë, po vjedhin qytetarët duke realizuar të ardhura të majme'. Kështu u shpreh deputeti Izet Zeqiri gjatë shqyrtimit të propozimit për ndryshimin e ligjit për shërbimet postare. Sipas tij, tepricën e fondeve këta trupa rregullatorë duhet ta derdhin në buxhetin e Maqedonisë. Zeqiri madje theksoi se Trupat rregullatorë të sipërpërmendur nuk pyesin as qeverinë, as revizionin dhe as institucione të tjera, duke e vendosur veten mbi shtetin pa i dhënë llogari askujt.
"Këto trupa rregullatorë në mënyrë kundërligjore duke shkelur të gjitha principet, duke vepruar kundër politikës qeveritare për racionalizimin e shpenzimeve këta realizojnë të ardhura duke i vjedhur qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo është vjedhje e qytetarëve që në mënyrë institucionale trupat rregullatorë ua bëjnë qytetarëve në Maqedoni. Nuk mundet në këtë situatë ne si parlament edhe qeveria të rijmë symbyllur në relacion me trupat rregullatorë. Por ne duhet të veprojmë", deklaroi Izet Zeqiri, RDK. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended